VIDEO/ “Do të të masakrojmë”, serbët kërcënojnë këngëtaren shqiptare

Tuesday, 19 November 2019 16:12

Këngëtarja me origjinë shqiptare Albana Azizi, e cila jeton në Zvicër, ka sjellë këngën e saj më të re të titulluar “Sa mirë ta bona”.

Mirëpo, duket se pamjet e videoklipit të saj e kanë shqetësuar shumë popullin serb. Albana ka xhiruar në kishën e Shën Nikollës në Novobërdë të Kosovës.

Mirëpo, serbët mendojnë se veshja e këngëtares ishte tejet provokuese dhe poshtëruese për shenjtërinë e kishës ortodokse serbe.

Sipas “Telegrafit”, Albana nuk mori leje nga kisha para se të xhironte videoklipin e saj dhe xhiroi në sy të serbëve. Gjithashtu, populli serb fajësoi edhe “RTK-në” që transmetoi këngën e saj.

Të irrituar, serbët kanë vërshuar me komente kërcënuese në këngën “Sa mirë ta bona” në Youtube, duke i thënë Albanës se do ta masakrojnë. Pas këtij veprimi, komentet janë bllokuar në videon e këngëtares, ndërsa vetë Albana s’ka bërë asnjë deklaratë lidhur me situatën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...