Komandant i Forcave të NATO-s: Të zgjedhurit e rinj të çojnë Kosovën drejt përparimit

Tuesday, 19 November 2019 17:02

Komandant i Forcave të NATO-s më seli në Napoli, admirali amerikan, James Foggo tha të martën se forcat e KFOR-it do të vazhdojnë të mbështesin sigurinë dhe paqen në Kosovë ndërsa përgëzoi autoritetet në vend për procesin zgjedhor të 6 tetorit.

Ai i bëri këto komente në një konferencë për gazetarë, pas ceremonisë së ndërrimit të komandës së forcave paqeruajtëse të NATO-s. Gjenerali italian Michele Risi, pason në këtë post gjeneralin Lorenzo D’Addario.

Admirali Foggo tha se gjatë njëzet viteve të forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovës janë arritur shumë gjëra të jashtëzakonshme dhe sipas tij Kosova tani është më e sigurt dhe më e qëndrueshme. Ai tha se megjithatë mbetet ende punë për t’u bërë ndërsa veçoi ecurinë e mirë të zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Tani keni mundësi të formoni një qeveri të re, mendoj që zgjedhjet ishin të lira dhe të drejta. Kam dëgjuar shumë gjëra të mira për ecurinë në ditën e votimeve gjithandej Kosovës. Ju them popullit të Kosovës dhe udhëheqësve të rinj të zgjedhur që ta çojnë këtë vend drejt të ardhmes, drejt qëndrueshmërisë dhe përparimit”, tha admirali Foggo.

Gjenerali Italian, Michele Risi i cili mori detyrën e komandantit të forcave të KFOR-it në Kosovë tha se do të vazhdoj kontributin e tij në vazhdimin e qëndrueshmërisë dhe do të ofroj siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Nëpërmjet mandatit të KFOR-it dhe nën udhëheqjen e Admiralit Foggo, unë do të mbështesë dialogun dhe bashkëpunimin me të gjitha kapacitetet e mija, për të kontribuar përparimin në Ballkanin Perëndimor, një rajon ky i rëndësishëm strategjik për rajonin Euro-atlantik”, tha gjenerali Risi.

Kosova aktualisht është në pritje të certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit për ngritjen e qeverisë së re e cila do të përballet me trysninë për ripërtëritjen e bisedimeve me Serbinë, të pezulluara një vit më parë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...