​Haradinaj: Minishengeni, zgjerim i influencës ruse

Tuesday, 19 November 2019 19:08

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur kundër diskutimit për zgjedhje të reja eventuale në Kosovë, pasi sipas tij duhet të zbatohet rezultati i zgjedhje të 6 tetorit. Ai ka theksuar se mini-Shëngeni ballkanik është vetëm zgjerim i influencës ruse dhe kineze në Ballkanin Perëndimor.

Kreu i ekzekutivit në detyrë, pas takimit me ministrin e Mbrojtjes së Italisë, Lorenzo Guerini në një konferencë për media kërkoi reformë zgjedhore për t’iu shmangur vonesave dhe procedurave të KQZ-së, teksa përsëriti edhe një herë se partia e tij në legjislaturën e ardhshme do të qëndrojë në opozitë.

“Nuk ka kuptim të flitet për zgjedhje të reja. Tash duhet të flasim për implementim të rezultatit zgjedhor. Ju e dini që zgjedhjet nuk janë aq i thjeshtë dhe aq i lehtë. Duhet të jemi të respektueshëm ndaj gjithë asaj që ka ndodhur. Sovrani është deklaruar, duhet të flasim për implementim. Nëse dështon implementimi, atëherë kuptohet se duhet të shkohet në zgjedhje”, u shpreh Haradinaj.

Duke folur rreth krijimit të një mini-Shëngeni ballkanik, Haradinaj u shpreh kundër kësaj iniciative, pasi tha se kjo nuk është në interes të Kosovës, pasi epiqendra e saj do të jetë Beogradi me influencën ruse-kineze.

“Mini-Shëngeni është vetëm zgjerim, pra mini-Shëngeni për të cilin po na fton Vuçiqi, Edi Rama, por edhe Zaevi është vetëm zgjerim i influencës ruse dhe kineze në Ballkan. Pra nuk është mini-Shëngeni interes i Kosovës. Por, as i Evropës e as i vendeve tona. Rusia dhe Kina janë të instaluara në të gjitha aspektet në Beograd, si ekonomi, siguri, politikë. Kur ne bëjmë rregulla të njëjta, kjo influencë me automatizëm në Beograd e Kinës dhe Rusisë zgjerohet në vende tona. A ka interes Kosova që të zgjerohet influenca ruse dhe kineze në Kosovë, ajo influencë që është instaluar në Beograd, natyrisht që s’ka”, tha ai./KosovaPress/

Modifikuar më Tuesday, 19 November 2019 19:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...