Çfarë do të ndodhë në Kosovë nëse nuk konstituohet Kuvendi brenda afatit kushtetues

Tuesday, 10 December 2019 10:08

Prej kohës kur janë certifikuar zgjedhjet nga KQZ, nuk kemi ende një Qeveri të re, edhe pse kjo ishte thënë nga VV dhe LDK se do të ndodhte sapo rezultati i zgjedhjeve të jetë zyrtar. Por çfarë e pret Kosovën nëse nuk konstituohet Kuvendi, brenda afati kohor? Njohësi i Kushtetutës së Kosovës, Mazllum Bajraliu, ka thënë se nëse nuk konstituohet Kuvendi atëherë shkohet në zgjedhje të reja.

Afati për konstituim të Kuvendit ka filluar pas certifikimit të rezultateve, përderisa dy subjektet e para VV dhe LDK nuk po mund të bien dakord rreth posteve ministrore, që në këtë mënyrë të formojnë Qeverinë e re. “Nëse nuk konsitituohet Kuvendi brenda këtij afati, atëherë sipas dispozitave kushtetuese, pas 40 ditëve shkohet në zgjedhje”, thotë Bajraliu.

Ai thotë se brenda këtij afati nëse nuk formohet Kuvendi, Presidenti patjetër i shpall zgjedhjet.
“Presidenti i shpall zgjedhjet, patjetër”, thotë Bajraliu Poashtu, Bajraliu thotë se presidenti ka të drejtë, sipas Kushtetutës, që në rast se nuk krijohet qeveria e re në tentimin e parë, në konsultim me partitë tjera, të shpallë një kandidat tjetër për kryeministër. Vlen të theksohet se KQZ ka certifikuar rezultatet me datën 27 nëntor./express

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...