Vuçiç dhe vëllai i tij kultivues të drogës?

Tuesday, 10 December 2019 14:52

Një serrë marihuane lëkund karrigen e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, prej një viti në objektiv të protestave “Një në pesë milion”. Tashmë, akuzave për autoritarizëm që mbush sheshet e Serbisë, i shtohet dhe ajo për përfshirje në trafik droge.

Çdo gjë u zbulua pas gjetjes së një sasie marijuana në një fermë në vend, e cila sapo ishte vizituar nga disa përfaqësues të qeverisë.

Sipas opozitës serbe, pas arrestimit pronari i saj i telefonoi vëllait të presidentit Vuçiç. Kryebashkiaku i Novi Sadit dhe rivali politik i Vuçiç, Milosh Vucevic deklaroi publikisht se sapo kishte denoncuar personalisht Aleksandër dhe Andrei Vuçiç.

Sipas tij vëllezërit Vuçiç janë të përfshirë në kultivimin e marihuanës në një fermë në Jovanicë. Ai theksoi se ky është një lajm ndaj të cilit askush nuk duhet të qëndrojë indiferent.

“Qytetarët duhet të dinë të vërtetën dhe autoritetet serbe duhet të bëjnë të mundur që kjo të ndodhë sa më shpejt,” përfundoi ai.

Si pasojë e protestave në Beograd dhe akuzave të opozitës për cilësinë e demokracisë në vend, në Serbi ka nisur një proces ndërmjetësimi, i mbështetur nga të dërguarit e parlamentit europian.

Partitë e minoritetit nuk duan të shkojnë në zgjedhje deri në momentin që do të garantohet një proces transparent zgjedhor.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...