Eksprimentimet në trurin e hapur, janë tepër të rrezikshme?!

E Enjte, 02 Prill 2020 15:24

Nga Skënder MULLIQI

Është vështirë që shumë ngjarje ti kuptojmë , nese nuk kemi para syshë koficientin psiqikw të atyre që gjinden në krye të piramidës .Dhe, kjo piramidë ka mundësi në shumë raste më qenë piramidë e të sëmuareve serioz, kur bëhët fjalë për njerëz të politikës dhe për bashkëpunëtoret të cilët shumë po ngjajnë në ta.Gjithashtu nuk është e palogjikshme që qmenduria e udhëheqësit të bartet në mbarë kombin. Dhe, mund të vjen edhe koha kur qytetarët të devijonë nga arsyea e shëndosh , besa edhe nga mendja?!Afër kësaj gjendje kan ardhur shumica sot në Kosovë.Kan ardhur nga shumë probleme të natyrave të ndryshme që i godiëtn para dhe gjatë luftës , dhe këto trauma po vazhdojnë edhe sot . Në vend që qytetarët ta kan qetësinë e nevojshme shpirtërore dhe fizike , kan ardhur në gjendje parahisterike! Pak gjë ka mbetur nga gjendja e normalitetit. Të gjitha këto të liga po ngjasojnë në sëmundjët kronike .Jemi kthyer në një vend eksprimental nga ata që po na drejtojnë shtetin dhe nga strukturat ndërkombëtare?! Po konsumojmw ushqime më afate tw skadueme?!Po marrim barnishta më thasë që gjoja na shërojnë , dhe na qetësojnë sistemin nervor! Menduam pasi që e fituam lirinë , se u ndam nga ish-Jugosllavia , do të bëjmë shtet ku do të janë të gjithë të lumtur. Rrjedhat e keqija të ngjarjeve politike dhe ecurive ekonomike , secilen ditë e më shumë , po i nxjerrë njerëzit nga takti. Sigurisht së njeriu nuk mund të jetë i qetë dhe as të bën gjum të mirë, në një situatë çfare e kemi pru vendin dhe të ardhmen e brezave.Si shtet që 20 vite jemi në karantinë nga politikat tona dështuese dhe politikat hileqare ndërkombëtare. Millosheviqi para së më e fillaur luftën , nga Gazimestani lëshojë zëra së serbëve nuk guxon tu mungojë një fije floku, dhe kjo doli shumë e vërtetë.Serbia vrau dhe masakroi më mijëra njerëz , shkaterroi çdo gjë para veti, dhe mbeti e përkdhelura e Evropës! As nuk u dënua për gjenocid, as nuk i pagoi dëmet e luftës , sikur i pagoi për 50 vite Gjermania e Hitlerit.Ne, që mbrojtëm tokën tonë , po barazohemi më xhelatin. Asnjë kusht nuk ju vu Serbisë në bisedimet maratonike që i zhvilluan më palën shqiptare.Kjo është e quditshme dhe shumë e pa drejtë.Kosova mbeti vendi i vëtem ne Evropë pa liberalizim të vizave.Grenel dhe BE-ja kerkojnë nga ne , qe veq ti ndëgjojme sikur robi padronin, kurse Serbia gjenocidiale nuk ka nevojë të zhegitet për asgjë, së gjithëqka po i shkon si në pjatë ?! Kjo po i bie së na kan ndihmuar të fitojmë luftën, për të qenë të okupuar nga politikat e diktatit?! Na pranuan shtet, e kemi mbetur më shumë shtet farsë! Dhe,kur një shtet të vogël e godasin kaq shumë të liga nga mbrenda dhe nga jashtë, është vështirë të përballohen. Sipas një statistike afër 70 përqind të popullatës po i frekuentojnë spitalet psikiatrike?!Kjo shumë po i ngjan gjendjës as të gjallë e as të vdekur! Kohë të liga jemi duke përjetuar, e një grusht popull në këtë botë.Po ta kishim përkrahur njeri –tjetrin , kishim jetuar edhe pa ndihmen nga jashtë. Disave , e besa edhe shumë kujt ju kanë ërresuar sytë dhe mendja për pushtet dhe para. Kështu siq po punojmë keq , dhe kështu siq po na bëjnë presion të vazhdueshem nga jashtë, nuk ka recept që na ndihmon?! Nuk po jemi të koncentruar dhe as të interesuar së çfarë situate kemi , na ka munguar vetëm edhe kjo epidemi ?! Harruam së kemi përjetuar gjithëfarë qudirash decenie më radhë.Këto të liga sikur po na ndjekin pa ndalshem.Eksprimentimet në trurin e hapur, janë tepër të rrezikshme .Nuk duhet shumë më qenë i menqur , që në Kosovë pushtetet vepruan më dorë tepër të rëndë mbi qytetarët !Më këtë nuk thash asgjë të re. Kjo mund të interpretohet ,së kjo shoqëri, po lëngon nga paaftësia , po ka frikë edhe nga pasqyra? Nga këto manifestime dhe nga kjo frikë nuk po lirohemi. Ne, kah po kthehemi po i shikojmë këta njerëz të kësaj klase të frikshme politike! Çka mund të themi , kënd ta fajësojmë , kur i prodhuam vet...?

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...