A është përjashtuar? LDK bën mbledhje, por nuk njoftohet Vjosa Osmani

Hënë, 20 Prill 2020 15:36

Nënkryetarja e LDK-së dhe kryetarja e Kuvendit, ka deklaruar para mediave se vetëm prej tyre ka mësuar se partia e saj do të mbajnë një takim sot për hapat e mëtejshëm në formimin e Qeverisë.

Ajo theksoi se është e pa informuar dhe se nuk është ftuar nga askush për të marrë pjesë në këtë takim, çka tregon qartë se ajo po mënjanohet, që prej momentit që refuzoi rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit.

‘Jam tërësisht e painformuar unë sapo e dëgjova që qenka edhe një takim tjetër sot lidhur me këtë përpjekje në të cilën unë nuk jam ftuar por që nuk është asgjë e re ka një kohë të gjatë edhe para mocionit ka shumë takime që nuk jam ftuar nuk jam konsultuar besoj që edhe ju mund të keni më shumë informata, për refuzimin duhet t’i pyesni personat që janë të kyçur në këtë temë, skam diskutuar në askënd askush ska diskutuar me mua’, ka deklaruar ajo.

Me qëllim të mos politizohen çështjet, Osmani tha se për të ka qenë e rëndësishme për të parë se cilat janë përpjekjet.

‘Takime sot do të ketë, nga mediat ku do të merren disa vendimeve mirëpo nuk jam ftuar në një takim të tillë. Ka shumë takime besoj edhe ju mund të keni më shumë informata, për refuzimin është se duhet t’i pyesin personat që kanë vendosur dhe nuk dua ta komentoj’, theksoi ajo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...