Utopia dhe Destopia jonë?!

Saturday, 25 Prill 2020 15:34

Nga Skënder Mulliqi

Thomas More krijoi termin Utopia, duke huazuar fjalë të greqishtes dhe që fjalë për fjalë, do të thotë “jo-vend”, ndërsa John Stuart Mill gjeti antonimin e Utopisë, Distopia, “vend jo i mirë”.Ajo që zakonisht quhet Utopi, është diçka tepër e mirë për të qenë e vërtetë.

Distopitë janë vendet ku shoqëria dehumanizohet, qeveritë janë totalitare dhe janë të rrënuara, edhe nga katastrofat natyrore.Pas luftës së dytë botërore dhe përdorimit të bombës atomike, na u paraqiten distopitë ,të cilat na tërheqin fuqishem në kahun e kundërt të vlerave dhe të drejtave fundamentale njerëzore më të cilat shumica janë mësuar të jetojnë. Jemi në kohë epidemie , dhe nese ajo zgjatë më muaj, që nuk do të dëshironim, shumë do të mbesin të pa punë, të vjetrit pa pensione , shkollarët pa shkolla…?Dhe, shtrohet pyetja , si do të jetojnë shumica, kur kriza ekonomike do të trokët te shumë familje shqiptare?

Këto më shumë rrjedhin sot nga teoria.Qeveria jonë dhe të gjitha tjerat në botë më të drejtë I kan vu masat restriktive.Natyrisht së këto kufizime të lirive tona apsolutisht ishin të domosdoshme.Natyrisht së shpresohet së këto masa një ditë do të hiqën.Jam I besueshem se po:në të kundertën do të ishte skenarë e vërtetë i Distopisë.Kosova më distopi sikur është mësuar, por të mënyrave tjera .Ju nënshtruam kontrollimit të rrept nga pushteti për shumë vite.

Kosova është në karantinë izoluese si i vetmi vend që qytyetaret e saj , nuk kan ende të drejtë të levizjës në Evropë. Shumica po jetojne keq, së kan mbetur pa ndonjë vend të punës.Rinia po e braktisin Kosovën së nuk po interesohet kush për ta. Pushtetet e deritashme në perjashtim të qeverisë e cila u rrëzua , kan punuar për vete, familjarë të tyre dhe militantë partiakë. Na krijuan panoramë të zymtë .Dhe, më gjasë po rikthehen në pushtet, për ti vazhduar avazet e hajnive .Krizat e vazhdueshme politike dhe institucionale janë destopike. Nuk kemi ekonomi si duhet, industri, shëndetësi , arsim…!

Përvojat e deritashme dhe kthimi eventual i forcave reakcionare në pushtet, këtë shoqëri do të ngulfasin edhe më shumë .Qytetarëve ju shuhen gjithnjë e më shumë shpresat së në vendin e tyre do të behët mirë.Brengosja e tyre është shumë e arsyeshme për fatin e tyre. A nuk tingëllon kjo barazi më Destopi?!Kur humbin vlerat shoqërore, shteti shëndrrohet në leckë. Kosova dhe shqipatarët kanë mbetur të pambrojtur?!A mos duhet të presim që ndryshimet do të vijnë pas 100 vitësh të tjera…?!Distopia në këto rrethana çfarë I kemi më koronavirus, nese duken të paarsyeshme , janë të domosdoshme, së bëhët fjalë për jetën tonë.Por, skenarët destopik më të cilët po ballafaqohemi nga politika , janë bërë të pa durueshme.

Përvojat e hidhura më këtë kastë politike , nuk na japin shpresa për të ardhmen tonë evropiane.Të gjithë janë mbushur më frikë , së e nesermja jonë do të jetë edhe më e zymtë. Parullat “ndëgjoni pushtetaret”, don të thotë shkerdheni procedurat demokratike . Kujtë i duhet një shtet jo funksional.Çfarë shteti mund të bëhët pa ekonomi të zvilluar, pa turizëm , bujqësi, pa kulturë…

Ajka e kombit po ikë, e bazhibuzukët nuk i duhen askujt. Me shpresa utopike dhe më pushtete destopike nuk ecët përpara…?! Me duket së porosia implicite , është së si duhet shpëtuar ky popull nga instrumentalizimet e elitës politike , të cilat e kan futur vendin në një spirale të rrezikshme. Ka mbetur një trohë shprese së ndoshta do të gjendet një consensus nacional i partive politike, për procesët e rënda që na presin , sa nuk është bërë tepër vonë…?! 

Modifikuar më Saturday, 25 Prill 2020 15:50

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Greva e naftëtarëve/PAA: Rama të gjejë kush nga qeveria e tij i ndihmoi oligarkët që vodhën 8 milion euro

Politikë

Greva e naftëtarëve/PAA: Rama të gjejë kush nga qeveria e tij i ndihmoi oligarkët që vodhën 8 milion euro

  Partia Agrare Ambientaliste, ka reaguar për greavën e naftëtarëve dhe thotë se kryeministri Edi Rama, duhet të gjejë se kush nga qeveria e tij i ndihmoi oligarkët që vodhën 8...

Kërpaçi-Ballës: Elbasani dhe Shqipëria shtëpi e mafies, keni shpopulluar vendin

Politikë

Kërpaçi-Ballës: Elbasani dhe Shqipëria shtëpi e mafies, keni shpopulluar vendin

  Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi i është kthyer kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, duke thënë se Rilindja e ka kthyer Elbasanin dhe Shqipërinë në shtëpi të mafies...

Denoncimi i PD, Boçi nxjerr udhëzimin: MAS orienton fëmijët drejt kurseve private, arsimi s’është më falas, jepet me koncesion

Politikë

Denoncimi i PD, Boçi nxjerr udhëzimin: MAS orienton fëmijët drejt kurseve private, arsimi s’është më falas, jepet me koncesion

  Partia Demokratike ka akuzuar ministrinë e Arsimit se kjo e fundit po orienton nxënësit drejt kurseve private, për shkak të situatës së krijuar dhe në shkolla për shkak të COVID-19. Përmes...