Mitingjet, lufta, gjenocidi serb dhe Kosova

Hënë, 27 Prill 2020 14:51

Nga Skënder MULLIQI

Sikur virusi të ishte paraqitur në vitet e 90-ta , të shekullit të kaluar, kur filluan mitingjet e Millosheviqit kunder Kosovës. Sikur të kishim pasur virus në Gazimestan kur krimineli i luftës lëshojë zëra për shfarosjën e shqiptarëve Mitingjet e Sheshelit… ishin grishje i një lufte të tmershme që do të ndodhte më rastin e shpërbërjës të ish-Jugosllavisë... Lufta? Nuk do të ndodhte ndoshta po aty të ishte koronavirusi.

Eh, korona na u paraqitë në kohën kur në shumë shtete në vend të demokracisë, na është instaluar fashizmi?! Kosova . Gjithëqka në shtetin e sapo lindur është e vonuar. …Shumë probleme u grumbulluan , e na çrregulluan jetën Kësaj i para prinë dhe i ndihmuan njerëzit e politikës ….

Nuk e lanë këtë popull kurrë të rehatohet. Lufta na solli shumë viktima të pafajshme të gjenocidit serbomadh Lufta la tokën e djegur mbrapa nga serbët më kod gjenetikë të prishur. Serbia e filloj luftën për qëllime të spastrimeve etnike.Bëri vrasje në menyrë sistematike dhe masive mbi civilë , e kësaj nuk i thonë asgjë tjetër, veq GJENOCID.

Të gjitha këto serbët u përpoqën ti minimizojnë , për ti ikur përgjegjësisë së gjenocidit.Bota demokratike u tregua e padrejtë , që e amnistoi Serbinë për krimet monstrume njerëzore. TPI-ja shumë pak kriminelë serbë vuri para bankës së drejtësisë.Shumë kriminelë të luftës sot janë të lirë.

Nuk mori vendimin e arsyeshem që Serbia të dënohet për gjenocid, dhe ti paguan dëmet e luftës për 50 vitet e ardhshme, siq i pagoi krimet ,Gjermania naciste.Masakrat e tmershme ne Bosnje, dhe masakrat ne çdo cep të Kosovës, janë dëshmia më e mirë, së Serbia kreu gjenocid. Liderët botërër nuk e ngritën zërin e arsyes sa duhet, që të ruhet njerëzimi dhe civilizimi, si postulatët më të larta të te drejtave elementare njerëzore, të siguruara më konventa të ndryshme ndërkombëtare.

Gjeneratat e tashme dhe ato të ardhshme duhet të njxerrin mësime nga krimet dhe gjenocidi, për paqën në botë , të gatshem që të dënojnë dhe ti ndalojnë krimet dhe gjenocidet mbi bazat fetare , raciste ,ideologjike e etnike . Kosova pat fatin e keq që politika ra në duar të pushteteve që vepruan më metoda korruptive, e të cilat po i gëzojnë të gjitha privilgjet e mundshme.Liderët partiakë me decenie po bëjnë tregëti politike. Këtyre të pa dobishmive , kurrupcioni ju ka mbetur arma e vetme. Atdheun e kan mbrojtur gjithmonë njerëzit e vullnetshem. Nuk e di a i ka mbetur këtij populli fuqi për ti ringritur vlerat morale?

Kush do të thoshte që ky popull , që për lirinë e vet , investoi shumë , do të katandisët në këtë gjendje politike dhe ekonomike? Vëtem njerëzit e pastër dhe të ndërshem mund të bëjnë kthesa pozitive në Kosovë.Tipat si Baton Haxhiu , të cilët kërkojnë amnistimet e krimeve te gjenocidit serb, pse ate apo edhe dikend tjetër nuk e kan prekur, janë pazar pa hanxhin.

Ka kjo tokë ende njerëz të cilët i dalin Zot atdheut .Kosova nuk është vu në ankand public, siq po mendon ky mediokerr. Ku e merr të drejtën dhe guximin BatonHaxhiu të flasë në emer të Kosovës ,dhe në emrin e shumë martirëve dhe dëshmorëve të kombit,grave të dhunuara, por edhe të atyre të gjallëve që luftuan për lirinë dhe për pavarësinë e Kosovës!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...