Vjosa Osmani kundër qeverisë së Hotit: Varet nga votat e Listës Serbe

E mërkurë, 03 June 2020 20:25

Pas përfundimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, kryetarja e këtij institucioni, Vjosa Osmani teksa foli për refuzimin e drejtimit të seancës, në të cilën u votua qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti, u shpreh se kjo qeveri nuk përfaqëson vullnetin qytetar.

“Në radhë të parë një qeveri, e cila në tërësi varet nga votat e Listës Serbe, do të thotë nga Beogradi dhe së cilës votën e 61 ia siguroi presidenti Thaçi në kundërshtim me rolin e tij kushtetues asnjëherë nuk mund të jetë përfaqësuese e vullnetit qytetar”, deklaroi Osmani.

 
 
 

Osmani nuk bëri të ditur nëse do të vazhdojë të mbajë postin e kryetares së Kuvendit të Kosovës.

 
 
 

Në vazhdimësi Osmani ka bërë të ditur se ishte në favor të formimit të një qeverie teknike me mandat gjashtë deri në nëntë muaj dhe shkuarje të vendit në zgjedhje pas pandemisë së koronavirusit.

 
 

Qeveria Hoti është votuar sot në Kuvendin e Kosovës me 61 vota pro, 24 kundër dhe një abstenim.

Votë vendimtare ishte ajo e deputetit të Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, i cili në fillim të seancës tha se do të votonte qeverinë pasi ia kishin ndërruar mendjen presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të cilët siç tha ai, e kishin vizituar në shtëpinë e tij./ REL

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...