Pse Thaçi po merr peng dhe po njollos presidencën dhe UÇK-në

Hënë, 13 July 2020 19:57

Kur u bë i ditur lajmi se prokuroria pranë Gjykatës Speciale ka dorëzuar një aktakuzë për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, shumë të panjohura shtroheshin përpara opinionit publik.

Përse po publikohej lajmi në atë momente, çfarë përmbante kjo aktakuzë, a ishin krime të bëra gjatë luftës apo pas saj, si mund të interpretohej aktakuza, etj.

 
 

Por njëkohësisht me këto pikëpyetje, nga aktorë të rëndësishëm brenda dhe jashtë Kosovës, por edhe mediat e huaja dhe shqiptare, u theksua vazhdimisht që nga ajo ditë se kjo akuzë nuk ka lidhje me UÇK-në, por me individët Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

 
 
 

E megjithatë, pavarësisht kësaj, Thaçi vazhdoi që nga ajo ditë që të identifikonte vazhdimisht akuzën me institucionet. Një pelegrinazh nëpër varret e heronjve të UÇK-së përpara se të nisej në Hagë ishte ilustrim i qartë se Thaçi po mundohej të bënte bashkë akuzën ndaj tij me UÇK-në.

 
 

Jo vetëm kaq, por ndryshe nga Ramush Haradinaj që shkoi në Hagë si qytetar dhe jo si kryeministër i vendit, ai u paraqit sot atje si president i Kosovës.

Thaçi deklaroi se do të lërë postin vetëm nëse do të pranohet aktakuza ndaj tij. Pas gjashtë orësh pyetje, ai u shfaq i zymtë sot përpara medieve. Nuk dihet nëse do të pranohet aktakuza apo jo, por fakt është se Thaçi u mundua vazhdimisht të mbajë peng dhe të njollosë dy institucione gjatë kësaj kohe: UÇK-në dhe presidencën.

Gazetarë të huaj kanë raportuar këto ditë se Thaçi e ka mbajtur peng Kosovën, në përpjekje për të zgjidhur fatin e tij sa u përket akuzave. I shantazhueshëm nga dosja, ai hapi një seri problemesh për vendin, që kulmuan me tezën e ndarjes së Kosovës.

Ky kapitull që trazoi jo pak Kosovën, por edhe Shqipërinë gjatë kësaj kohe, duket se po shkon drejt fundit.

Sido që të jetë fundi, mënyra se si e menaxhoi Thaçi situatën pas aktakuzës, duke marrë peng UÇK-në dhe presidencën, tregon se interesi kryesor i tij ka qenë fati personal.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Korçë, varfëri ulëritëse/ DENONCIMI i koordinatorit të LSI: Babëzia e rilindjes nuk njeh kufij

Politikë

Korçë, varfëri ulëritëse/ DENONCIMI i koordinatorit të LSI: Babëzia e rilindjes nuk njeh kufij

  Nga Petrika MELE, koordinator i LSI-Korçë Varfëri ulëritëse dhe infrastrukturë mesjetare vetëm 1 km larg Korçës! Ujrat e zeza dhe mbetjet urbane janë makthi i përditshëm i banorëve. Mungesa e ujit të pijshëm...

Korce/Braimllari:Banorët pa ujë e pa rrugë nga qeverisja klienteliste e Ramës

Politikë

Korce/Braimllari:Banorët pa ujë e pa rrugë nga qeverisja klienteliste e Ramës

  Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari prej disa ditësh është zhvendosur në Korçë, sipas së cilit është braktisur nga qeveria, nga ku denoncon problemet e shumta që hasin banorët. Këtë...

Caka: Efekti domino i korrupsionit të Rilindjes, mijëra qytetarë pa punë

Politikë

Caka: Efekti domino i korrupsionit të Rilindjes, mijëra qytetarë pa punë

  Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka, ka komentuar një raport nga Zëri i Amerikës, i cili analizon tre krizat me të cilat po përballet vendi. Sipas saj, korrupsioni i qeveria ”Rama”...