Greqi/ Qëllon me armë zjarri drejt Policisë, arrestohet shqiptari

E mërkurë, 25 Prill 2018 18:48

Një shqiptar ka qëlluar me armë zjarri drejt policisë në Kallithea të Athinës.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës së të martës, kur policia ka marrë një telefonatë se një person “po përgatiste veprime të paligjshme”, raportojnë mediat greke. Efektivë të policisë mbërritën në vendngjarje dhe panë një 32-vjeçar shqiptar, të cilit iu afruan për një kontroll. Ky i fundit, nisi të vraponte teksa pa efektivët që i afroheshin, ndërsa këta të fundit filluan ndjekjen e shqiptarit.

Gjatë ndjekjes, shqiptari, identiteti i të cili nuk bëhet i ditur nga raportimet e medieve helene, në ndjekje e sipër hapi zjarr në drejtim të efektivëve me një tjetër armë zjarri. Nga të shtënat, nuk u shënuan të lënduar.

Shqiptari u arrestua nga policia dhe një hetim ka nisur lidhur me ngjarjen. Por sipas medieve greke, 32-vjeçari nuk po tregohet bashkëpunues, duke heshtur para pyetjeve të hetuesve. Një test balistik do të kryhet mbi dy armët, për të zbuluar nëse janë përdorur në ndonjë krim.

Modifikuar më E mërkurë, 25 Prill 2018 18:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...