Vuçiç shpall kapitullimin: Duhet të njohim Kosovën

E mërkurë, 25 Prill 2018 20:10

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka pranuar se rruga drejt BE-së varet nga raporti i serbëve me Kosovën.

Këtë deklaratë, ai e bëri para gazetarëve ditën e sotme, kur u pyet në lidhje me deklaratën e tij në Sofje se  “duam të jemi anëtari i pari i ardhshëm i Bashkimit Evropian”.

 “Kjo përcakton të ardhmen tonë, dhe kjo nuk do të thotë se krejt duhet të japim diçka, sepse pak nga ajo ka mbetur, por do të thotë se duhet të gjejmë një zgjidhje racionale dhe se kjo çështje përfundimisht duhet të zgjidhet”, tha Vuçiç.

Vuçiç u shpreh në Nish se kishte paralajmëruar se “do të thonë gjithçka dhe do të gënjejnë, në mënyrë që serbët të mos e themelojnë Asociacionin e Komunave Serbe më 20 prill”, referuar Kosovës zyrtare.

Ai  tha se gjithçka do të bëhet për serbët, por duket se kryeministri serb e ka kuptuar se njohja e Kosovs si shtet i pavarur do ta ‘shpëtojë’ atë nga ndërkombëtarët.

Login to post comments