Gjykata Kushtetuese rrëzon Vetëvendosjen për demarkacionin

Hënë, 30 Prill 2018 19:07

Gjykata Kushtetuese duke vendosur sipas kërkesës së Glauk Konjufcës dhe 11 deputetëve të tjerë, ka gjetur se kjo marrëveshje nuk është në kundërshtim me Kushtetutës e Republikës së Kosovës. “Gjykata konstatoi njëzëri se Ligji nr. 06/L-060 për Ratifikimin e Marrëveshjes dhe procedura për miratimin e tij nuk ishin në kundërshtim me Kushtetutën. Gjykata gjithashtu njëzëri refuzoi kërkesën e parashtruesve për të vlerësuar Marrëveshjen Ndërkombëtare për Demarkacionin e Kufirit Shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi pasi që nuk është në pajtim me Kushtetutën dhe kështu jashtë fushëveprimit të juridiksionit të Gjykatës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Parashtruesit e kërkesës e kanë dorëzuar kërkesën në Gjykatë për vlerësim të  kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 06/L-060 për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. Ata pretendojnë se procedura e ndjekur për miratim si dhe përmbajtja e Ligjit për Ratifikimin e Demarkacionit, janë në kundërshtim me nenet 1 [Përkufizimi i Shtetit], 2 [Sovraniteti], 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], 18 [Ratifikimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare], 125 [Parimet e Përgjithshme], 126 [Forca e Sigurisë e Kosovës], 127 [Këshilli i Sigurisë i Kosovës], 128 [Policia e Kosovës] dhe 129 [Agjencia e Kosovës për Inteligjencë] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Gjykata e ka deklaruar kërkesën të pranueshme për shkak se parashtruesit ishin palë të autorizuara sipas nenit 113.5 të Kushtetutës, e kishin dorëzuar kërkesën brenda afatit prej 8 (tetë) ditësh siç kërkohet me nenin 113.5 të Kushtetutës, dhe kishin respektuar kriteret e parapara me nenin 42 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese. Pas shqyrtimit të pretendimeve të parashtruesve të kërkesës, bazuar në praktikën e saj të themeluar gjyqësore, Gjykata rikujtoi se Ligji për Ratifikimin e Demarkacionit dhe Marrëveshja Ndërkombëtare për Demarkacionin janë dy akte të veçanta ligjore. Gjykata rikujtoi se është kompetente në bazë të Kushtetutës që ta vlerësojë “Ligjin” për pajtueshmërinë me Kushtetutën, si në substancën e tij, po ashtu edhe në procedurën e ndjekur për miratimin e tij. Megjithatë, Gjykata rikujtoi se nuk është kompetente që ta vlerësojë substancën e “Marrëveshjes Ndërkombëtare” për pajtueshmërinë me Kushtetutën.

Gjykata konstatoi njëzëri se Ligji nr. 06/L-060 për Ratifikimin e Marrëveshjes dhe procedura për miratimin e tij nuk ishin në kundërshtim me Kushtetutën. Gjykata gjithashtu njëzëri refuzoi kërkesën e parashtruesve për të vlerësuar Marrëveshjen Ndërkombëtare për Demarkacionin e Kufirit Shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi pasi që nuk është ratione materiae në pajtim me Kushtetutën dhe kështu jashtë fushëveprimit të juridiksionit të Gjykatës’, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. RTK

Modifikuar më Hënë, 30 Prill 2018 19:09

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Zbulohet lidhja, modelja shqiptare prej vitesh e lidhur me boksierin nga Tunizia

Show-biz

Zbulohet lidhja, modelja shqiptare prej vitesh e lidhur me boksierin nga Tunizia

Gjatë gjithë kësaj periudhe janë zbuluar lidhje të ndryshme të femrave shqiptare me të huaj, e dashuria nuk njeh kufij, pasi i kapërcen ato.   Një tjetër romancë dashurie që ka vite...

Infrakt në stadium/ Ja si vdiq kryebashkiaku i Rrogozhinës

Kronikë

Infrakt në stadium/ Ja si vdiq kryebashkiaku i Rrogozhinës

Është ndarë nga jeta kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Haxhi Memolla.  Infarkti i ka marrë jetën kryebashkiakut.

Përplasen dy makina në autostradë, një vajzë e plagosur

Kronikë

Përplasen dy makina në autostradë, një vajzë e plagosur

Një 23-vjeçare është plagosur këtë të shtunë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në autostradën Laç-Fushë Krujë. Sipas informacioneve një mjet tip ‘Benz’ me drejtues shtetasin A. L., ka...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!