×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Gjykata Kushtetuese në Kosovë: Nuk ka shkelje në ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi

Tuesday, 01 May 2018 13:55

Gjykata Kushtetuese në Kosovë tha të hënën se ligji për ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi është miratuar në pajtim me kushtetutën e vendit dhe refuzoi kërkesën e deputetëve të lëvizjes Vetëvendosje për të vlerësuar marrëveshjen ndërkombëtare për Shënimin e Kufirit Shtetëror.Deputetët e lëvizjes Vetëvendosje, që ishin kundërshtarët kryesor të marrëveshjes, dorëzuan më 29 mars në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për shqyrtimin e marrëveshjes së shënimit të kufirit me Malin e Zi. Sipas tyre shkelja më e rëndë është shkelja e sovranitetit dhe tërësisë tokësore territorial të Kosovës.

Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se “gjykata konstatoi njëzëri se Ligji për Ratifikimin e Marrëveshjes dhe procedura për miratimin e tij nuk ishin në kundërshtim me Kushtetutën. Gjykata gjithashtu njëzëri refuzoi kërkesën e parashtruesve për të vlerësuar Marrëveshjen Ndërkombëtare për Demarkacionin e Kufirit Shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi pasi që nuk është në pajtim me Kushtetutën dhe kësisoj jashtë fushëveprimit të juridiksionit të Gjykatës”,thuhet në njoftimin e gjykatës Kushtetuese.
Ratifikimi i marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi u miratua me 21 mars. Seanca e ratifikimit qe ndërprerë katër herë me radhë pasi që deputetët e lëvizjes Vetëvendosje hodhën gaz lotsjellës për të penguar ratifikimin e marrëveshjes. Marrëveshja për kufirin me Malin e Zi, kishte ndarë skenën politike në vend për gati tre vjet.
Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje pritet t’i hap rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës ndërsa ishte edhe një nga kushtet që Kosova duhet përmbushë drejt rrugës së saj drejt integrimeve evropiane. VOA

Modifikuar më Tuesday, 01 May 2018 14:00

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...