×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Ministri i FSK-së tregon sa serbë do të bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës

Tuesday, 01 May 2018 13:43

Në momentin kur do të ndodhë transformimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës, minimum edhe 200 serbë do të punësohen në Ushtri të Kosovës. Kështu ka thënë ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha.

 

 

Ai ka shtuar se kjo gjë është mjaft pozitive për komunitetin e serbëve të Kosovës, pasi që si tha ai mbi 200 familje do të kenë mundësi që të marrin pagë.

Për të, kjo duhet të jetë edhe njëri ndër indikacionet kryesore që Lista Serbe, duhet të ndryshojë mendje për ta mbështetur transformimin e FSK-së.

“Ne tani jemi duke i përbërë përpjekjet tona që edhe Lista Serbe të jetë pjesë e tranformimiit. Transformimi i FSK-së do t’i prek edhe komunitetin serb, pasi që do të punësohen minimum 200 pjestarë të rinj dhe kjo nuk është pak.

Kjo tregon që edhe serbët e Kosovës do të përfitojnë nga ky transformim. Edhe faktori ndërkombëtar është duke dhënë kontributin e tyre për shndrrimin e Listës Serbe dhe po i presim rezultatet”,- ka thënë ministri i FSK-së për Insajderin.

Transformimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës, është duke u tentuar që të bëhet me ndryshime kushtetuese.

E formimi i saj përmes ndryshimit të Kushtetutës, do të duhej ta ketë përkrahjen e deputetëve të Listës Serbe, për shkak se ndryshimet kushtetuese në Kosovë, nuk mund të bëhen pa pajtimin e komunitetit serb.

Deri më tani, zyrtarët e kësaj partie, kanë deklaruar se me asnjë kusht nuk do e pranojnë formimin e Ushtrisë së Kosovës, dhe sipas deklarimit të tyre, formimi i saj është i rrezikshëm për serbët e Kosovës.

Kurse, javëve në vazhdim, pritet që të fillojnë procedurat për ndryshimin e projektligjit të FSK-së, që do të jenë hapat e parë për shndërrimin e saj në Ushtri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...