RAMUSH HARADINAJ: TË RINJTË PO PYESIN PSE NUK JEMI BASHKUAR ME SHQIPËRINË

E Enjte, 05 Prill 2018 12:48

Kryeministri Ramush Haradinaj, duke folur në konferencën “Skenarët e finales së madhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar se të rinjtë e Kosovës kanë pyetje të paqarta për qëndrimin e Bashkimit Evropian ndaj vendit – pse e ka lënë Brukseli vetëm Kosovën të izoluar e pse shqiptarët janë të ndarë.

Kryeministri i Kosovës ka qenë shumë I qartë dhe I hapur në kërkesat dhe kritikat e tij ndaj Bashkimit Evropian. Ai ka thënë se Kosovën Brukseli po e lë pas dore, e të rinjtë nuk e kuptojnë pse këto qëndrime ndaj Kosovës.

“Të rinjtë pyesin pse ne jemi kështu, pse s’jemi të bashkuar me Shqipërinë. Pse veç neve na ka lënë Evropa të izoluar? Çka i kemi bërë Brukselit? Pse të gjithë rreth nesh udhëtojnë?”, është shprehur Haradinaj.

Sipas tij të gjithë këto pyetje duhet t’u parashtrohen hapur partnerëve evropianë e të mos i mashtrojmë.

“Brukseli duhet ta dëgjojë shumë hapur se ne jemi lodhur me këtë gjendje si Kosovë. Nuk mundemi ne me i pritë ata kur t'iu del kohë me kry punë këtu. Nëse ne po vonohemi, tjerët po hynë”, ka thënë Haradinaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...