AMBASADORI AMERIKAN, DELAWIE: SHBA, GJITHNJË NË KRAH TË KOSOVËS

E Enjte, 05 Prill 2018 12:49

Ambasadori amerikan, Greg Delawie ka marrë pjesë në konferencën “Skenarët e ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, të organizuar nga RIDEA dhe mbështetur nga Ambasada e Norvegjisë.

Ambasadori Delawie ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me të vërtetë ka sjell përfitime të njëmendta për Kosovën, rporton RTKlive.

“Kohëve të fundit një dëshmi e tillë  është mbledhja e të hyrave doganore në veri, kemi pasur përfitime të dukshme gjatë viteve të fundit dhe kjo mund të vazhdojë edhe më shumë” , tha ai. Sipas tij, nuk ka alternativë  tjetër përveç bisedimeve, negociatave si dhe kompromisit.

“Më vjen mirë që pashë lajmërimin e mbrëmshëm për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Mendoj se ky është një hap i rëndësishëm nga ana kosovare për përmbushjen e të gjitha obligimeve të marra. Një faktor tjetër që është shprehur kohëve të fundit ka të bëjë me strategjinë për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, e që kanë dhënë me të vërtetë stimulim si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë,  për të shkuar drejtë normalizimit që kemi folur për vite”, tha ai .

Delawie tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin aspiratat e Kosovës dhe të Serbisë për t’ju bashkuar  Europës. “Mbështesim aspiratat e tyre dhe mendoj që viti 2018 është viti kur këto dy vende duhet  të bëjnë përparim në dialog për aspiratat e tyre”,tha Delawie.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...