THAÇI KUJTON TË RËNËT NË MASAKRËN E REZALLËS

E Enjte, 05 Prill 2018 13:04

Presidenti Hashim Thaçi ka përkujtuar të rënët e masakrës së Rezallës në 19 vjetorin e saj. Ai u shpreh se liria e Kosovës e ka themelin në sakrificën e dëshmorëve, përderisa për këtë masakër dhe të tjerat, ende askush nuk doli para drejtësisë.

Kujtojmë që sot shënohet 19 vjetori i masakrës së Rezallës së Skenderajt, ku nga ushtria dhe policia serbe u ekzekutuan 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 ishin munduar t’i zhdukin.

Reagimi i plotë i Thaçit:

Një ndër masakrat më të rënda mbi popullatën civile shqiptare, e bërë nga forcat policore dhe ushtarake serbe, është ajo e Rezallës, më 5 prill 1999. Përmasa e krimit të mori dimensione edhe më të mëdha kur trupat e të vrarëve u zhvendosën jashtë territorit të Kosovës.

Për këtë masakër dhe masakrat tjera gjatë viteve 1998 - 1999 ende nuk dolën para drejtësisë urdhërdhënësit dhe ekzekutorët. Sot me pietet të lartë kujtojmë të rënët e Rezallës. Liria dhe pavarësia e Kosovës themelin e kanë në sakrificën e dëshmorëve dhe të martirëve.

Modifikuar më E Enjte, 05 Prill 2018 13:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...