Kosovë/ 4 deputetë nën hetim për korrupsion

E Enjte, 05 Prill 2018 14:42
foto ilustruese foto ilustruese

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, në një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se katër deputetë të Kuvendit të Kosovës janë duke u hetuar aktualisht për korrupsion

Beka ka treguar se për korrupsion, po ashtu, janë duke u hetuar edhe ministra, zëvendësministra, kryetarë komunash, por edhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit.

Imer Beka, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka thënë se gjykatat e Kosovës janë fajtore për hedhje poshtë të aktakuzave të ngritura nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, por edhe nga prokuroritë e tjera në të gjithë vendin.

Gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ai nuk e ka përjashtuar mundësinë kur persona të caktuar kanë tentuar të fillojnë hetime apo edhe të ngritin aktakuza për motive politike.

I pari i Prokurorisë së Prishtinës ka bërë të ditur se katër deputetë të Kuvendit të Kosovës po hetohen për korrupsion, por s’ka përmendur emra me arsyetimin se mund të dëmtohen hetimet.

Sipas tij, “nën llupën” e Prokurorisë si të dyshuar për korrupsion ka edhe ministra, zëvendësministra, kryetarë komunash etj.(express)

Modifikuar më E Enjte, 05 Prill 2018 14:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...