Video/ Policia serbe bllokon rrugët, nuk lejon Sheshelin të mbërrijë në Beograd

Diel, 06 May 2018 16:26

Vojsllav Sheshel ka planifikuar që të mbajë një tubim në fshatin Hrtkovvi në veriperëndim të Beogradit, për të shënuar 26-vjetorin e mbajtjes së një fjalimi të tij atje, të cilin, gjykatësit e Kombeve të Bashkuara për krime lufte, e kanë cilësuar si krim kundër njerëzimit për shkak se “ka nxitur dëbim dhe persekutim”.

 Por, Policia serbe ka bllokuar të gjitha rrugët, për të parandaluar liderin ultranacionalist, që të mbajë një tubim atje.

Një protestues nga një grup rival është lënduar lehtë pas një konfrontimi me mbështetësit e Sheshelit, përpara se policia të ndalonte përshkallëzimin e mëtejmë të situatës, transmeton Reuters.

Policia serbe ndaloi që tubimi të mbahej në fshatin Hrtkovci, për shkak se minoriteti kroat që jeton aty, ndihej i kërcënuar.

Shumica e popullsisë kroate që ka jetuar në këtë fshat është shpërngulur nga aty në konfliktin e viteve të 90-ta.

“Ne duam të mbajmë një tubim paqësor dhe regjimi na e ndaloi këtë pa na dhënë shpjegim”, u tha gazetarëve Sheshel.

Teksa Sheshel po largohej, mbështetësit e Partisë Liberale Demokratike, mbajtën në duar parulla ku shkruej “Shesheli është kriminel lufte”. Kjo nxiti konfrontim në mes të protestuesve.

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...