Kush është shqiptarja që kandidon për këshillin bashkiak në Gjermani?

Diel, 06 May 2018 18:40

Gjermania zhvillon sot zgjedhjet për këshillat bashkiak, ndërsa mes kandidatëve ka edhe shqiptarë. Aneta Wolter është njëra prej tyre, e cila kandidon në siglën e CDU në bashkinë Lubeck.

Në një lidhje direkte për Ora News, ajo u shpreh optimiste për fitoren e saj.

Aneta Wolter: Shpresoj që kësaj radhe të kemi rezultate të mira në zgjedhjet lokale dhe ekzistojnë dy mundësi për tu futur në këshillin bashkiak. E para nëse fitohet direkt një zonë, ose përmes listës. Zona ku unë kandidoj është zonë social demokrate, por shanset i kemi që ta marrim këtë zonë direkt. Është edhe shansi përmes listës që është shumë i madh.

Ajo tha se përfaqësimi i shqiptarëve në rang lokal është shumë i rëndësishëm. Wolter tha se sa më shumë të jemi aktiv në politikën gjermane aq më shumë mund të marrim influencë mbi vendimet që do të merren për Shqipërinë.

Aneta Wolter: Përfaqësimi është shumë i rëndësishëm. Pa angazhimin e njerëzve nuk funksionon demokracia, kjo është kaq e rëndësishmne edhe për politikën shqiptare në Shqipëri me të cilën ne jemi të lidhur.  Gjermanët kur marrin një vendim për Shqipërinë i marrin në strukturat demokratike, për shembull në Bundestag dhe sa më shumë të jemi aktive në politikën gjermane aq më shumë mund të marrim influence mbi vendimet që do të merren për Shqipërinë qoftë nga Gjermania qoftë nga Brukseli.

Aneta Wolter: Shqiptarët janë një grup jo shumë i madh dhe jo një temë e rëndësishme sa i përket temës së emigracionit. Kemi grupe të tjera popujsh që trajtohen në kontekstin e emigracionit. Deri në 2015 kemi qenë 20-30 mijë shqiptarë dhe ne jemi 10% e shqiptarëve sepse pjesa më e madhe janë shqiptarë të Kosovës. Çfarë ka ndryshuar për shqiptarët është fakti që nga 2016, parlamenti shqiptar i dha mundësi shqiptarëve që nëse kanë një kontratë pune ata mund të vijnë në mënyre legale në Gjermani. Do ti thoja shqiptareve se nëse janë të kualifikuar dhe dinë gjuhën  i kanë shanset të vijnë në mënyrë legale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...