Media Serbe: SHBA do t’i japë ultimatum Serbisë për njohjen e Kosovës

Hënë, 07 May 2018 19:06

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe po e përgatisin shantazhin e fundit për Serbinë, njofton portali informer nga Beogradi.

Sipas këtij medium serb, i cili thotë të bazohet në burime të veta, amerikanët dhe britanikët në qershor nga autoritetet e Serbisë me ultimatum do të kërkohet që menjëherë të njihet pavarësia e Kosovës dhe për këtë, ankohet mediumi, Serbia nuk do të marrë asnjë koncesion, transmeton Koha.net.

Burimet, të cilat mediumi serb nuk i identifikon, thonë se në muajin e ardhshëm në Bruksel, planifikohet të organizohet “një Rambouillet i ri“ në të cilin Serbia do të vihet para aktit të kryer. Amerikanët do të kërkojnë nga Beogradi zyrtar njohjen e Kosovës, ose, në të kundërtën, kërcënohen me ndërprerjen e bisedimeve me Bashkimin Europian dhe me sanksione të reja ekonomike.

Sipas portalit, Washingtoni është fuqimisht i vendosur ta këpusë sa më shpejt nyjën e Kosovës sepse ka vlerësuar se përforcimi i Rusisë në Ballkan, sidomos në Serbi, është shqetësues.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...