Kadri Veseli: Miqësia midis Kosovës dhe SHBA-së do të jetë e përjetshme

Tuesday, 08 May 2018 12:21

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot, në takimin me delegacionin amerikan nga Iowa, ka thënë se Kosova ka nevojë gjithmonë për përvojën dhe dashurinë amerikane dhe se miqësia midis Kosovës dhe SHBA-së do të jetë e përjetshme. Në fjalën e tij para mbi 50 mysafirëve amerikanë, Veseli ka bërë një rezyme të dhjetë vjetëve të funksionimit të Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. “Në këtë sallë, para 10 vjetësh, Kosova, shtëpia juaj e dytë, shpalli pavarësinë. Historia që e sjellë 17 Shkurtin e vitit 2008 është plot dhimbje e lavdi. Janë më shumë se 100 vjet përpjekje e brezave, për liri dhe pavarësi. Një ideal që nuk u shua nga asgjë. Por, kjo epokë i takon së kaluarës, asaj që mbetet kujtim dhe frymëzim për ne. Shteti i Kosovës tash është realitet”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Ai shtoi se Kosova këtë vit ka mbushur një dekadë pavarësi dhe dy dekada liri, periudhë kjo gjatë të cilës shteti ynë ka bërë hapa gjigantë në konsolidimin e vet: ka ndërtuar institucione të qëndrueshme, ka ndërtuar nga e para këtë tokë, me rrugë nga më modernet në rajon, me qindra shkolla të reja, me një polici shembull, me një forcë ushtarake shumë profesionale, janë hapur fabrika dhe po ndërton gradualisht një shtet ligjor, ku secili qytetar është i barabartë. Krejt këto dhe shumë të tjera, shtoi Veseli, nuk janë vetëm meritë e vendorëve, por janë kontribut i gjithë miqve ndërkombëtarë. “Është kontribut i veçantë edhe i secilit prej jush që na keni ndihmuar për një arsim më cilësor, një ushtri më profesionale, për avancim të bujqësisë e kulturës. Kosova ka nevojë gjithmonë për përvojën dhe dashurinë tuaj. Ne jemi shtete mike tash e 10 vjet, prej se kur Kosova është shtet, dhe do të jemi për jetë e mot. Për ta ndihmuar njëri-tjetrin, për ta forcuar çdo vit e më shumë lidhjet tona. Zoti e bekoftë Amerikën, Iowen dhe Kosovën”, theksoi kryeparlamentari Veseli.Delegacioni amerikan kryesohet nga Zach Nunn, Përfaqësues në Komitet për Marrëdhënieve Ndërkombëtare, nga Iowa State Capital dhe Timothy Orr, Gjeneral i Gardës Kombëtare të Iowas. /Blic/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...