Kosova sot lidh mardhëniet diplomatike më një tjetër shtet. Në një njoftim të dhënë dje në faqen e tij zyrtare në Facebook, ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli është shprehur se prania e Kosovës nëpër botë dita ditës po shtohet, ashtu sic po rriten edhe mundësitë e zhvillimit të vendit, ndërsa ka njoftuar se do të jetë pikërisht kontinenti aziatik, e më saktë Emiratet e Bashkuara arabe, që do mirëpresin trupën diplomatike kosovare në vendin e tyre.
“Pas lindjes së largët, arrita në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të të bëjmë inaugurimin e ambasadës së Republikës së Kosovës në këtë shtet të fuqishëm”, ka shkruar Pacolli.

 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





