Bariu vret 22-vjeçarin shqiptar (detaje)

E Enjte, 10 May 2018 16:14

Një bari 45-vjeçar me origjinë nga Sardenja dhe me banim në Arezzo është autori i dyshuar i vrasjes së një shqiptari 22-vjeçar mbrëmë në Sinalunga, provinca e Sienas.

Krimi ndodhi mbrëmë, rreth orës dhjetë, gjatë ndeshjes finale të Kupës së Italisë midis Juventusit e Milanit, kur bariu hyri në banesën e një familjeje shqiptare (që nuk duket se ka lidhje gjaku me viktimën)  dhe shtiu një herë drejt 22-vjeçarit, duke e goditur në qafë.

Ai vdiq pak çaste më pas.

Pas vrasjes, bariu sard (banor në Cortona, provinca e Arezzos) u largua në këmbë, por rreth një kilometër larg vendit të krimit ra në një gropë ku theu këmbën.

Vazhdoi përpjekjet për t’u larguar, por u vu re nga karabinierët, të cilët e arrestuan dhe e dërguan në spital për mjekim, në pritje të masës së arrestit që do t’i komunikohet nesër.

Karabinierët kanë gjetur armën e krimit, ndërkohë që ende nuk dihet motivi i vrasjes, ndonëse duket si një larje hesapesh.

Modifikuar më E Enjte, 10 May 2018 16:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...