Haradinaj i premton personelit mjekësor, së shpejti do të rregullohet çështja e pagave

E Enjte, 10 May 2018 15:34

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim pune me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili.

Haradinaj ka thënë se shëndetësia ka qenë tema e parë prioritare si fillim i punës së tyre si Qeveri,

“Falënderoj ministrin që e ka marrë me seriozitet këtë punë. Gjendja është ndryshe sot në shëndetësi, personeli mjekësor dhe mjekët në Kosovë janë heronjtë tanë”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës ka shtuar se çështja e pagave për mjekët dhe personelin mjekësor do të rregullohet.

“U jemi shumë borxh atyre, me ligjin për pagat dhe rishikimin e buxhetit jemi duke shikuar që ta rregullojmë këtë çështje” u shpreh Haradinaj.

Nga ana tjetër ministri Uran Ismaili, theksoi se gjatë këtij u zotuan që do të bëjnë zgjidhe në sektorin shëndetësor

“Do të mbështesim punëtorët shëndetësor me ngritje të pagave me një sistem më të mirë të menaxhimit”, ka thënë Ismaili, duke theksuar se janë duke bërë hapa gradual që shëndetësia në mandatin e tyre të përmirësohet dukshëm.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...