Drejtuesi i NATO: S’duhet të harrohet çfarë bëri Millosheviç në Kosovë

Hënë, 14 May 2018 15:12

Kryetari i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Paolo Ali, duke folur për Kosovën ka thënë se asaj i duhet siguria dhe stabiliteti

“NATO-ja dhe KFOR-i janë pjesë e këtij stabiliteti. Ata mbrojnë pjesëtarët e komunitetit shqiptar dhe të komunitetit serb. KFOR-i do të qëndrojë në Kosovë gjithnjë derisa të ketë nevojë, ndoshta disa vite, ndoshta edhe më gjatë”, ka thënë Ali.

Ai ka theksuar se respektohet vendimi i Serbisë që të mos jetë anëtare e NATO-s. “Nuk është e domosdoshme që Serbia në këtë moment t’i bashkohet NATO-s. Ndoshta kjo do të ndodhë në të ardhmen, porse kjo varet nga qytetarët e Serbisë e jo nga NATO-ja i cili gjithmonë pranon kërkesat për anëtarësim siç ndodhi me vendet tjera të rajonit”, ka thënë për REL në gjuhën serbe Paolo Ali.

Lidhur me bombardimet e NATO-s, Ali ka thënë se ato kanë ndodhur para 20 vjetësh dhe gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviçit dhe se nuk duhet harruar se çfarë ka bërë Millosheviçi. “Ajo që ka ndodhur në vitin 1999 është e ngulitur në kujtesën e Serbisë. Sigurisht do të ishin ndryshe gjërat po të sigurohej rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Por nuk guxojmë të harrojmë çfarë ka ndodhur gjatë regjimit të Millosheviçit. Sigurisht se ka pasur gabime por mendoj se situata këtu ka qenë shumë dramatike”, ka thënë Paolo Ali.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...