Thaçi optimist: Kosovarët do të lëvizin pa viza gjatë këtij viti

Tuesday, 15 May 2018 15:10

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, si një nga kriteret kyçe për liberalizimin e vizave.

“Kosova ka qenë vend me fat që sistemin e drejtësisë kanë udhëhequr autoritetet e OKB-së pastaj misioni dhe rendi i ligjit evropian, EULEX-i. Në kuadër të kësaj, Kosova ka arritur rezultate të prekshme në luftën e krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

“Në takimin në Bruksel me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në takimin me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe në takimet me  Federica Mogherinin dhe komisionerin, Johannes Hahn në bisedën e fundit që e zhvillova një ditë para takimit me kancelaren Merkel, është vlerësim i përgjithshëm, të gjithë janë të impresionuar me arritjet e drejtësisë kosovare”, ka thene Thaci per Klan Kosova.

Kreu i shtetit të Kosovës deklaroi se qëndron shumë më mirë në këtë fushë, nëse krahasohet me vendet në rajon si Bosnja, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria.

I pari i vendit është shprehur shumë optimist se kosovarët do të lëvizin pa viza gjatë këtij viti.

“Në 95 kritere që I janë kërkuar Kosovës për vizat, duke përfshirë edhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Kosova i ka implementuar”.

“Në qershor do të del rekomandimi derisa qytetarët do të lëvizin lirshëm brenda vitit”.

“Në BE por edhe kryeqytetet si Berlini dihet se kjo çështje e vonuar. BE do të lëvizë me hapa konkret, në të ardhmen e afërt”.

“Një kryeqytet vetëm nuk e merr atë vendim, është proces i koordinuar i shteteve anëtare sepse vendimi duhet të jetë unik”.

“Shoh atmosferë të mirë, shoh optimizëm në të gjitha kryeqytetet”./ora

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...