×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Vrasja e Oliver Ivanoviçit/ “Kamerat ishin stakuar për 12 ditë, nisën të punonin 10 minuta pas vrasjes”

E mërkurë, 23 May 2018 13:16

Prokuroria në Prishtinë deklaroi se, kamerat në selinë e Iniciativës Qytetare Serbe nuk kanë të regjistruar asgjë, pasi në kohën e vrasjes së Ivanoviçit ato nuk kanë punuar.

Mediat serbe, përcjell "Telegrafi", thanë se, ky fakt u bë i ditur nga bashkëpunëtorja e Ivanoviçit, Ksenija Bozoviç.

Sipas saj, kamerat kanë filluar të punojnë 10 minuta pas vrasjes dhe kanë regjistruar vetëm ambulancën që erdhi pas thirrjes së bërë, pasi ishte qëlluar Ivanoviç.

 

 

“Nga përfaqësuesit ndërkombëtarë, KFOR-i dhe prokurori kuptova se kamerat në lokalet tona në nga pjesa ku ishte vrarë Oliveri nuk kanë punuar për 12 ditë, që nga 4 janari dhe janë vënë në funksion më 16 janar, dhjetë minuta pas vrasjes, kur ajo regjistroi një ambulancë”,- citohet të ketë thënë Bozoviç për Beta, duke përcjellë atë që i ishte thënë në prokurori.

Ndërkohë, po sipas mediave serbe, shefi i Operacioneve të Policisë së Kosovës, Zhelko Bojiç, ka thënë se policia hoqi videot nga kamerat e sigurisë dhe të gjitha materialet e mbledhura në vendin e ngjarjes, dhe se ato janë dërguar për trajtim të mëtejshëm në Prishtinë. Vrasja e Oliver Ivanoviçit ndodhi më 16 janar të vitit 2018, rreth orës 8 e 15 të mëngjesit – në afërsi të zyrës së tij në Mitrovicë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...