×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Maqedoni/ Vendimi i papritur, dënohet me 2 vite burg ish-kryeministri Gruevski

E mërkurë, 23 May 2018 14:07

Gjykata Themelore e Shkupi në seancën përfundimtare për rastin ‘Tanku’, ka shpallur fajtor sot ish-kryeministrin e vendit, Nikolla Gruevski, të cilin e ka dënuar 2 vite burg.

I akuzuari tjetër Gjoka Popovski u dënua me 6 vjet e gjysmë burg.

Ish-kryeministri Gruevski nuk ishte prezent në seancën e sotme përfundimtare për rastin ‘Tanku’ ku edhe iu shqiptua dënimi.

Aktgjykimin e publikoi gjykatësja Dobrilla Kacarska e cila pranoi kërkesën e PSP-së për dënim me burg për ish-kryeministrin Gruevski.

Mes tjerave, Kaçerska para gazetarëve por pa praninë e Gruevskit sqaroi disa dëshmi dhe veprën e Gruevskit e emërtoi si "vepër serioze". Ajo shtoi se kundër Gruevskit janë ngirtur gjithsej pesë aktakuza.

Gjoko Popovski sipas Gjykatës ka keqpërdorur pozitën e punës dhe me veprat që i ka bërë, plotëson kushtet për aktakuzën që është ngritur kundër tij. Popovski pa dyshim ka qenë fytyra përgjegjëse që ka qenë ndërmjetësues në blerjen e Mercedesit, tha Kacarska.

Veprat e Gruevskiut poashtu plotësojnë elemtentet për pranimin e shpërblimit dhe plotësojnë elementet e aktakuzës kundër tij. Në këtë rast nuk ka dyshim se ka keqpërdorur pozitën e tij si kryeministër për të blerë Mercedesin, vlerëson gjykatësja.

Askush nuk duhet ti nënvlerësoj dhe nënçmoj qytetarët e Maqedonisë në mënyrë siç e ka bërë Gruevski i cili sipas gjykatëses ka bërë gjithçka të mundur dhe kundër ligjeve për të blerë Mercedesin. Ai madje ka shkuar një hap më tej duke aktruar se ai përdor makinën e vjetër që tek populli të fitoj pikë politike për zgjedhjet lokale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...