Rikthehet Isa Mustafa, udhëheq mbledhjen e Kryesisë së LDK'së

E Enjte, 24 May 2018 20:00

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje të rregullt. Mbledhja është udhëhequr nga kryetari i partisë, Isa Mustafa.

Fillimisht, siç thuhet në kumtesë, me rastin e 24 Majit, Ditës së Presidentit, u përkujtua Presidenti Historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova dhe roli i tij vendimtar në pavarësimin e vendit duke qenë arkitekt i shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Gjatë mbledhjes, anëtarët e Kryesisë së LDK-së diskutuan për aktualitetin politik dhe për proceset e rëndësishme që e presin vendin në të ardhmen.

“Në këtë kontekst, u bisedua për krizën e rëndë institucionale dhe qeverisëse në të cilën ndodhet vendi si pasojë e keqqeverisjes në të gjitha sektorët si dhe mungesës së legalitetit dhe legjitimitetit të strukturës aktuale në pushtet”, thuhet në kumtesën e LDK-së.

Kryesia e LDK-së diskutoi edhe për mbarëvajtjen e tryezave të organizuara nga subjektet politike parlamentare, të inicuara nga LDK-ja.

“Anëtarët e Kryesisë së LDK-së përkrahën unanimisht qëndrimin se këto tryeza duhet të përfundojnë me një tryezë përfundimtare të thirrur nga LDK-ja, e cila duhet të rezultojë me dakordim të partive për datën e zgjedhjeve të reja nacionale, që duhet të mbahen në një periudhë sa më të afërt, si dhe për avancimin konsensual të proceseve tjera të rëndësishme për shtetin dhe qytetarët”, thuhet tutje.

Gjatë mbledhjes u diskutua edhe për procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Kryesia e LDK-së ishte unanime se ky dialog duhet të hyjë në fazën e përfundimtare dhe që paraprakisht të qartësohen temat si dhe formati i këtij dialogu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...