×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Për Daçiç, përdhunimi i 20 mijë grave shqiptare qenka fushatë antiserbe

E Enjte, 31 May 2018 11:28

Në Kosovë po zbatohet një fushatë që për qëllim ka akuzimin e serbëve, që qëllimisht kanë kryer akte dhune ndaj 20 mijë grave shqiptare gjatë luftës atje brenda viteve 1998-1999, deklaroi ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç.

”Në Kosovë po zbatohet aksion i planifikuar nga një grup lobistësh, përkatësisht, agjenci marketingu, të cilët duan të shfrytëzojnë synimin që në botë po udhëhiqet lufta kundër dhunës ndaj grave, kundër dhunës seksual, sidomos gjatë kohës së luftës, prandaj tani në Kosovë ekzistojnë lista dhe peticione ku janë paraqitur mëse 20 mijë gra, të cilat janë dhunuar gjatë luftës në Kosovë, brenda periudhës së viteve 1998-1999”, deklaroi Daçiç për mediet serbe, transmeton RTK.

Daçiç shtoi se ”për të qenë më bindës, lobistët kanë shënjestruar tre emra të njohur të ushtrisë serbe: Mirosllav Ullemek-Llegia, Nebojsha Pavkoviq dhe Goran Radosavleviq-Guri”.

Sipas Daçiqit ”pikërisht për këtë shkak, në secilën seancë të KS të OKB-së, ambasadorja e Kosovës, Flora Çitaku, diskuton për dhunën seksuale ndaj grave shqiptare, ndërsa ne na vjen keq disi të gënjejmë, madje edhe për të përmendur viktimat reale ".

“Natyrisht, nuk e kuptuam se si funksionon rendi i ri botëror”, vëren kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç.

Modifikuar më E Enjte, 31 May 2018 12:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...