Kongresit Amerikan, pranë Kosovës në ngritjen e institucioneve

E Enjte, 31 May 2018 15:00

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti dje në takim një delegacion nga Kongresi Amerikan, të kryesuar nga Omri Rahmil, këshilltar politik i kongresmenit Peter Roskam (kryetar i Komisionit të Kongresit për Partneritet në Zhvillimin e Demokracisë – HDP), shoqëruar nga përfaqësues të USAID-it dhe NDI-së nga Uashingtoni.

Në takim u diskutua për partneritetin midis Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kongresit Amerikan dhe ndihmën e gjithanshme që agjencitë e SHBA-ve i kanë dhënë dhe po i japin Kuvendit në ngritjen e kapaciteteve në shumë segmente.

Kryeparlamentari Veseli falënderoi miqtë amerikanë për këtë mbështetje, ndërsa garantoi vazhdimin e këtij partneriteti edhe në të ardhmen.

Zyrtarët nga Kongresi Amerikan falënderuan kryetarin Veseli për bashkëpunimin e ngushtë, ndërsa vlerësuan punën e mirë në fushën e transparencës para publikut dhe të llogaridhënies. ​

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...