Joseph Ratzinger - “JEZUSI I NAZARETIT”, i pari libër për Jezusin nga një papë

E mërkurë, 16 May 2018 09:29

Në këtë libër Papa Benedikti I XVI I vendos ngjarjet në shtatë ditët më të rëndësishme të fesë së krishterë, me hyrjen e Jezusit në Jerusalem deri në Ngjalljen e Tij. Papa deshi ta shkruante këtë vepër “në një mënyrë që mund të jetë e dobishme për të gjithë lexuesit që duan ta takojnë Jezusin e të besojnë në Të”. Libri pra fillon me hyrjen e Jezusin në Jerusalem, si “mbret i paqes”. Ai nuk është revolucionar politik, “nuk mbështetët mbi dhunë”. Dhuna është “vegël e preferuar e antikrishtit”.

Publikimi i librit “Jezusi i Nazaretit”, nderim për autorin Joseph Ratzinger dhe pontifikatin e tij

Më 13 prill 2007, në një klimë pritjeje të jashtëzakonshme dhe i shoqëruar me një përhapje të gjerë mediatike, u paraqit zyrtarisht në Sallën e Sinodit, në Qytetin e Vatikanit, libri me titull “Gesù di Nazaret - Jezusi i Nazaretit”. Autori i tij: Joseph Ratzinger-Benedikti XVI. Personi i ngarkuar për paraqitjen qe Arqipeshkvi i Vienës, Kardinali Christoph Schoenborn, dishepull brilant i Profesor Ratzingerit. Në tribunë gjendeshin, ndër personalitetet e tjera të shkëlqyera, Profesorët Daniele Garrone, Dekan i Fakultetit Valdez të Teologjisë, në Romë, dhe Massimo Cacciari, Profesor i Estetikës i Universitetit Vita-Salut San Rafaele, në Milano. Eventi u koordinua prej Atë Federico Lombardi, s.j., Drejtor i Zyrës së Shqypit të Selisë së Shenjtë dhe të Radio Vatikanit. Ceremoni të ngjashme u zhvilluan në shumë qytete dhe institucione në pesë kontinentet. Libraria Botuese e Vatikanit, që e kishte shtypur librin, e vetëdijshme për rëndësinë botërore që do të kishte botimi, ia kishte kaluar të drejtat e përkthimit, shpërndarjes dhe të shitjes në të gjithë botën Shtëpisë Botuese Rizzoli, e cila, nga ana e saj, ia kishte transferuar Herder Verlag të drejtat e përkthimit për Gjermaninë. Tri ditë mbas paraqitjes zyrtare, më 16 prill, datë në të cilën Autori i librit Jezusi i Nazaretit kapërcente pragun e 80-vjetorit të lindjes, më shumë se gjysmë milioni kopjesh, në gjuhën italiane, gjermane dhe polake, ishin tashmë në dispozicion të publikut, ndërsa 22 botime në gjuhë të tjera ishin në proces. Tetë muaj më vonë, në fillim të vitit 2008, numëroheshin mbi 40 botime të librit dhe ishin shitur tashmë më shumë se dy milionë kopje. Jezusi i Nazaretit ishte bërë, pa diskutim, një “best seller”! Sot, falë angazhimit guximtar të Shtëpisë Botuese “55” - në mënyrë të veçantë të Presidentit të saj, Zotit Fahri Balliu, dhe të grupit të profesionistëve të kualifikuar të angazhuar drejtpërdrejt tek ky projekt, ky botim i jashtëzakonshëm u bë i prekshëm edhe për lexuesin në gjuhën shqipe.

Arqipeshkvi i Milanos në pension, autoritet i njohur në fushën e ekzegjezës biblike, ka vërejtur se në dhjetëvjeçarët e fundit të shekullit XX dhe deri më sot, janë botuar në mbarë botën shumë libra mbi Jezusin, në gjuhë të ndryshme dhe të shkruar prej alternativave të ndryshme kulturore. Sipas tij, kjo nënvizon aktualitetin e jashtëzakonshëm të figurës së Jezusit dhe larminë e afrimeve dhe perspektivave prej të cilave personi i tij perceptohet dhe studiohet. Por nuk kishte ndodhur kurrë deri më sot që të dilte një libër i një Pape mbi Jezusin. Është e vërtetë, saktëson Kardinal Martini, se gjatë pontifikatit të gjatë të Gjon Palit II u botuan disa libra të shkruar prej tij që i referoheshin më shumë jetës së tij. Por kjo është hera e parë që del një libër i një Pape që rreh drejtpërdrejt temën kaq të vështirë dhe të gjerë sikurse është jeta e Jezusit dhe kuptimin e veprës së tij. Sikurse dihet, vëllimi i botuar deri tani është pjesa e parë e librit Jezusi i Nazaretit, dhe nuk bëhet fjalë në mënyrë të mirëfilltë për një biografi të Jezusit sipas stilit klasik.

Në fakt, në këtë vëllim Autori kufizohet vetëm me analizimin e disa momenteve themelore të jetës së Jezusit, që i korrespondojnë periudhës mes Pagëzimit në lumin Jordan dhe Shndërrimit në malin Tabor. Gjithsej janë dhjetë momente, mbi të cilët Autori reflekton në po aq kapituj: Pagëzimi i Jezusit; tundimet; “predikimi në mal”; lutja e Zotit (Ati Ynë); nxënësit; mesazhi i shëmbëlltyrave: simbolet e mëdha të shën Gjonit apostull; rrëfimi i Pjetrit, shndërrimi dhe pohimet e Jezusit për vetveten. Dimë gjithashtu se pjesa e dytë e librit (vëllimi i dytë), tashmë i lajmëruar, do të flasë për fëmijërinë e Jezusit dhe për mundimet, vdekjen dhe ngjalljen e tij. Por, para së gjithash, si shpjegohet suksesi i botimit që ka patur deri tani libri Jezusi i Nazaretit, aq sa të bëhet një “best seller” në shkallë botërore? Mendoj se përgjigja e parë gjendet pikërisht në Autorin e jashtëzakonshëm dhe në vetë përmbajtjen e librit. Fakti që një Papë flet apo shkruan për Jezusin e Nazaretit nuk duhet të habisë askënd. Përkundrazi, kjo është detyra e tij e parë dhe më imperative.

Autori, gjatë periudhës së studimeve dhe të mësimdhënies së tij në Universitetet gjermane ka mundur të ndjekë peripecitë e ndryshme gjatë hulumtimit historik mbi Jezusin. Çështja për të ditur nëse është e mundur të thuhet diçka historikisht e sigurt mbi jetën e Jezusit është bërë gjithnjë dhe më e ndezur dhe shqetësuese, dhe është shtuar prirja për ta ndarë Jezusin e historisë prej Jezusit të besimit.   Nuk është një libër i vështirë, ndonëse është një libër që të bën të mendosh”. Autori na tregon rrugën e dashurisë për Hyjin dhe për të afërmin, sikurse është thënë duke shpjeguar shëmbëlltyrën e samaritanit të mirë: “Tani e kuptojmë se kemi nevojë për dhuratën e dashurisë shpëtimtare të vetë Zotit, që të mund të bëhemi edhe ne persona që duam. Kemi nevojë gjithmonë për Zotin që bëhet i afërmi ynë, që të mund të bëhemi edhe ne të afërm” (fq.206). Në libër trajtohet edhe tema e “dështimit të profetit”, të çdo profeti të vërtetë: “Mesazhi i tij është tepër në kundërshtim me opinionin e zakonshëm, me zakonet e përditshme. Vetëm nëpërmjet dështimit fjala e tij bëhet e efektshme. Ky dështim i profetit rëndon si një kërkesë e errët mbi tërë historinë e Izraelit dhe përsëritet në një farë mënyre vazhdimisht në historinë e njerëzimit. Mbi të gjitha, është përherë i ri fati i Jezu Krishtit. Ai përfundon në kryq. Por pikërisht nga kryqi buron frytshmëria e tij e madhe” (fq. 195). Me siguri kjo temë do të thellohet akoma në vëllimin e dytë tashmë të lajmëruar të Jezusit të Nazaretit. Fjala e mbajtur nga Nunci Apostolik i Vatikanit në Tiranë, gjatë ceremonisë së promovimit të librit të Benediktit XVI “Jezusi i Nazaretit”

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...