“Nga shkaba me kurorë te drapri me çekan” - Beqir Ajazi, një pasuri e çmuar intelektuale

E Enjte, 17 May 2018 16:35

Beqir Ajazi sjell një vështrim gjysmëshekullor të historisë së komunistëve, të cilët manipuluan edhe njerëzit, edhe faktet. Histori personale nga Burgu, të ndërthurura me fate tragjike të antikomunistëve.

KUSH ISHTE BEQIR AJAZI

I cilësuar si “Gazetari i Luftës”, Beqi Ajazi asnjëherë nuk i fshehu bindjet e tij monarkiste. Ai nuk e ka ndërprerë publicistikën e tij për asnjë moment gjatë viteve të tranzicionit si bashkëpunëtor i shtypit shqiptar apo si autor librash të ndryshëm.  Në tetor 1943 filloi punë në Ministrinë e Kulturës Popullore si redaktor i ATSH-së dhe që prej majit 1944 redaktor në “Bashkimi i Kombit”. E rimori edhe një herë këtë profesion në vitet 90-të dhe e vijoi der ipara se të vdiste. Ka shkruar në gazetat “Atdheu”, “55” etj.

“Liria” e gjeti në burgun e Tiranës. I ashtuquajturi “çlirim” i vendit e gjeti Ajazin në burg. Ai është ndër të parët që u arrestuan nga regjimi komunist para se të ikte gjermani i fundit. Beqir Ajazi u arrestua dy muaj para se të vendosej regjim komunist në Shqipëri.

Gazeta “55” ka botuar një shkrim të gjatë për burimin e tij, nga i cili po shkëpusim pasazhin e mëposhtëm:

“Në atë kohë gjyqet bëheshin me shumicë. Dënohej një grup të dënuarish, pastaj vinte radha e të tjerëve. Mund të qëllonte që brenda ditës të dënoheshin disa grupe njerëzish për hiçgjë, për një kafe të dikurshme, për një fjalë goje apo për një interpretim akuze, etj. Në të shumtën e rasteve, në Tiranë këto gjyqe zhvilloheshin në kinema “Tomori” (në vendin ku sot ndodhet Partia Socialiste).Gjykata ushtarake e krahinës ushtarake e Korpusit I më 26 prill 1946 ka marrë në shqyrtim aktakuzën e prokurorisë së kësaj gjykate kundër Beqir Ajazit nga Preza banues në Tiranë me akuzën se kishte bërë pjesë në organizatat e Ballit Kombëtar dhe të Legalitetit, si element aktiv kundër tyre. Po ashtu Ajazi akuzohej si propagandist edhe për cilësitë e tij si sekretar i tretë i Ministrisë së Kulturës Popullore, redaktor i Agjencisë Telegrafike Shqiptare dhe reaktor në gazetën “Bashkimi i Kombit”.

Gjykata përbëhej nga kryetari nënkolonel Bilbil Klosi dhe kapiten Ismail Çaushi dhe Argjir Lipivani. Prokuror i çështjes major Gjon Banushi. Avokat i Ajazit, Vasil Xhaj.Në pyetjet e para të gjyqit, Beqir Ajazi pohoi se ka hyrë në Ballin Kombëtar në 3-mujorin e fundit të vitit 1943. Anëtarësimi ishte bërë nëpërmjet Halim Begesë. Si anëtarë të rinisë balliste ishin veç Ajazit edhe Seit Kazazi, Nexhat Peshkëpia, etj. Dëshmitarët e akuzës e kanë quajtur  “agjitator të fortë” dhe  “propagandist të fortë të lëvizjes dhe pjesëmarrjes së gruas në luftë”. Vetëm këto dy akuza kanë mjaftuar për të dhënë dënimin me 15 vjet burg.

Të gjithë burgun z. Ajazi e ka përshkruar në librin me kujtime “Nga shkaba me kurorë te drapri me çekan”,  i cili mbyllet me lirimin e tij nga burgu: “Po më e gëzuar dhe e ngazëllyer ishte nëna, e cila me të drejtë lirimin tim shëndoshë e mirë dhe pa cene e konsideronte si një fitore të saj ekskluzive. Prandaj, vend e pa vend dhe rast e pa rast, ajo më prezantonte duke thënë: “Ky është djali im i vetëm që u lirua sot nga burgu”. Më pas një tjetër libër kujtimesh “Nuk m’u nda burgu i Burrelit” përshkruan peripecitë e tij.

Nga “liria” me kusht  në demokraci

Për mëse 30 vjet z. Beqir Ajazi jetoi me ankthin e së nesërmes. Si gjatë burgut por edhe pas tij ai s’do ta kishte çuar  kurrë në mend se do jetonte gjatë.

Krijoi familje, lindi, rriti dhe edukoi dy djem që vijuan në udhën e prindërve, me ndershmëri e talent. I brumosur me ndjenja fisnikërie, ai qëndroi i papërkulur, i ndershëm dhe i pastër derisa u përmbys komunizmi, me rënien e Murit të Berlinit, ai doli i papërlyer. E priti me entuziazëm demokracinë dhe e përkrahu atë me mish e  me shpirt. Nuk ishte i ri, por ndihej si atëherë kur ishte 20 vjeç. Shkroi në gazeta, foli hapur, u bashkua me mendimin dhe lëvizjen intelektuale. Nuk u step para vështirësive dhe shpresoi se e nesërmja do të ishte shumë shpejt më e mirë se e tij. Krahas angazhimit të tij intelektual iu përvesh punës që si dëshmitari i gjallë të sillte historinë, të kaluarën ashtu siç ishte. Nisi të shkruajë kujtimet, të cilat zgjuan mjaft interes dhe sollën një tjetër këndvështrim për individë e ngjarje të cilat kishin qenë deri dje të glorifikuara apo të veshura me mister.  Në librat e tij sjell fakte e dëshmi interesante të panjohura për historinë tonë të shekullit XX, e dyta është një model i publicistikës, që dëshmon për një penë të aftë, një penë që e ka nisur rrugën e të shkruarit që në vitet 40.

U shua në 2 gusht 2015.

Beqir Ajazi përbënte një pasuri intelektuale.

Autori: “Nga shkaba me kurorë te drapri me çekan”

Autori: Beqir Ajazi

608 f. 1200 L

Gjinia: Memuaristikë

ISBN 978-99943-56-00-3

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...