×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Zyrtare/ Google Maps edhe në shqip

Tuesday, 10 Prill 2018 18:22

Katërmbëdhjetë vjet më parë, Google Maps dukej shumë ndryshe, dhe ishte vetëm në gjuhën angleze.

Por shërbimi i famshëm i hartave digjitale është shumë më i avancuar sot, dhe tani ka më shumë se 1 miliard njerëz të cilët e përdorin Google Maps për të zbuluar vende të reja, për të gjetur rrugën me makina, ngasjen e bicikletave nëpër shtigje të ndryshme dhe rrugët në këmbë dhe për të bërë gjërat në botën reale.

Por një lajm tejet i rëndësishëm për hapësirën digjitale shqiptare është se Google po vjen edhe në shqip. Është pritur shumë kohë për ta parë një zhvillim të tillë, madje Telegrafi.com ka diskutuar intensivisht me shumë ekzekutivë të Google për të arritur në këtë pikë.

Në njoftimin zyrtar të Google thuhet se “sot, ne po e bëjmë Google Maps edhe më të dobishme sepse kemi shtuar 39 gjuhë të reja – të folura nga rreth 1.25 miliardë njerëz në mbarë botën: gjuhën afrikane, gjuhën tonë – shqipe, armene, azerbajxhane, boshnjake, burmeze, kroate, suedeze, maqedone, turke, ukrainase, uzbeke, vietnameze dhe atë zulu, mes tjerash.

Tani pritet një transformim edhe më i madh digjital dhe mundësi të reja për bizneset, përdoruesit por edhe reklamuesit shqiptarë, të cilët kanë qenë të hendikepuar nga një pamundësi e zhvillimit të produkteve dhe shërbimeve të reja në platformën e madhe të Google, si pasojë e mungesës së gjuhës shqipe në motorin më të madh të kërkimit në botë.

 

Modifikuar më Tuesday, 17 Prill 2018 13:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...