HP prezanton produktet e reja, ja cila është fjala e fundit e teknologjisë

Saturday, 14 Prill 2018 20:42

Në vitet e fundit HP i ka kushtuar jo pak vëmendje linjës Omen, megjithatë këtë herë ka vendosur të kujtojë edhe komunitetin Pavilion duke pasuruar linjën me modele të reja dedikuar gejmerave.

Bëhet fjalë për dy desktopë, një laptop dhe një ekran që Intel thotë se u shërbejnë atyre që janë të dhënë pas lojërave.

Laptopi Pavilion Gaming vjen në një madhësi të vetme, një model 15.6-inç por nuk i mungojnë disa konfigurime të ndryshme duke ulur çmimin deri në 799 dollarë.

Të gjithë kompjuterët e prezantuar sot vinë me gjeneratën e tetë të procesorëve Core i5 dhe i7, 8GB RAM dhe një seri kombinimesh mes hardisqeve tradicionalë 1Terabajt dhe disqeve solide.

Gejmerët do të përfitojnë ose një kartë grafike Radeon RX560X, një GeForce GTX 1050 Ti ose një GTX 1060 Max-Q.

Për nga dizajni laptopi duket në pamje të parë që është ndërtuar për lojëra të performancës së lartë falë stilit futuristik dhe tastierë me dritë LED jeshile.

Ekrani mund të konfigurohet në 1080p 60Hz, 1080p 144Hz ose 4K 60Hz.

Desktopët janë Pavilion Gaming 690 dhe 790. I pari është edhe modeli me harduerin e rangut më të ulët dhe fillon nga 549 dollarë. Pavilion 790 fillon nga 749 dollarë dhe ka disa tipare më të avancuare si mbështetja për 64GB RAM.

Së fundit Pavilion Gaming 32 HDR është një ekran me madhësi 32-inç dhe rezolucion 2560 x 1440 piksel. Me një rang rifreskimi prej 75Hz, ekrani ofron mbështetje për AMD FreeSync dhe kushton 449 dollarë.

Linja Pavilion Gaming del në shitje në Maj dhe Qershor.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...