×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

Nisin të hënën aplikimet për kreditë e buta në Tiranë

Premte, 13 Prill 2018 16:50

Nisin më 16 prill aplikimet për programin e kredive të buta në Tiranë, nga i cili do të përfitojnë rreth 500 familje.

Përgjegjësi i Shërbimeve Publike, Njësia Administrative, Nr.4, Denis Latollari: “Të hënën, në datën 16 prill fillojnë aplikimet për programin e strehimit për banesat që meren me kredi. Qytetarët sipas udhëzimit mund të vijnë të aplikojnë nëpër njësitë administrative”

Faza e parë e aplikimeve që do të kryhet pranë njësive adiministrative do të zgjas një muaj. Specialistët bëjnë apel që qytetarët të kenë kujdes me plotësimin e formularit dhe deklarimin e të ardhurave.

Latollari: “Formulari tip i jepet qytetarit nga njësia administrative dhe plotësohen të dhënat e gjendjes familjare, të të ardhurave si dhe kritere të tjera që janë në formular. Kriteret janë bërë pak më strikte sidomos në nivelin e të ardhurave që duhet të kenë familjet. Kështu që deklarimi që ata duhet të bëjnë duhet të jetë shumë i saktë për të mos pasur gabime apo skualifikime më vonë gjatë këtij programi” 

Gjithashtu, për të evituar skualifimimin për shkak të dokumenteve, kërkohet që ato të përmbushin afatin e vlefshmërisë 3 muaj.

Latollari: “Çdo dokument i marrë nga zyrat shtetërore duhet të ketë vlefshmëri 3 mujore deri në mbledhjen e marjes së vendimit nga Këshilli Bashkiak. Në rast se bëhet një mbledhje në qershor, dokumenti i dorëzuar në Bashki duhet të ketë vlefshmëri 3 mujore, pra në qershor duhet të jetë i vlefshëm, përndryshe skualifikohesh nga ky program” 

Pas fazës së parë, të gjitha aplikimet e bëra në njësitë administrative për strehim nëpërmjet subvencionimit të interesave të kredisë, do të shqyrtohen në Bashkinë e Tiranës për të bërë dhe përzgjedhjen e familjeve që plotësojnë kriteret për të marrë kredi të butë më interes 3%, e cila duhet të shlyhet brenda 20 vitesh.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...