×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Mbytja e të moshuarës në Durrës, i shoqi: “Më preu krahët”

Saturday, 14 Prill 2018 14:26

Zbardhet dëshmia nga ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm, kur një 77-vjeçare u gjet e mbytur në pus në banesën e tyre private në lagjen 18 në qytetin e Durrësit.

Dyshohet se e moshuara ka rënë aksidentalisht në pus, referuar dëshmisë së bashkëshortit të saj në polici.

 I moshuari në gjende të rënduar psikologjike ka thënë se jetonin vetëm të dy, e sot si çdo mëngjes e shoqja është ngritur të bëjë punët e shtëpisë. Por duke qënë se prej disa ditësh vuanin nga mungesa e ujit, ajo ka shkuar të mbushë kovën në pus.

 I moshuari ka thënë ndër të tjera se dyshon që të shoqen e ka tërhequr kova drejt pusit, ndërsa ai e ka gjetur pak orë më vonë.

 “E gjeta në mëngjes të mbytur në pus. Kishte nisur të bënte punët e shtëpisë . E thërrisja nëpër shtëpi, kur pashë pusin të hapur mbeta pa frymë”,- tha i moshuari.

Ndër të tjera ai ka treguar se bashkëshortja 77-vjeçare vuante nga diabieti dhe skleroza. “Jetonim të vetmuar, se fëmijët i kemi në emigrim. Më preu krahët”,- ka thënë i prekur i moshuari.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 14.04.2018, rreth orës 08:20, në lagjen Nr.18 Durrës është gjetur nga familjarët e mbytur në pus, në banesën e saj private shtetësia S. M. 77 vjeçe. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Modifikuar më Saturday, 14 Prill 2018 14:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...