×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Vodhën benzinë dhe 10 milionë lekë, ngelen në burg 2 të rinjtë nga Levani

Saturday, 14 Prill 2018 16:40

Përfundon seanca e verifikimit ndaj dy të rinjve nga Levani i Fierit të ndaluar për vjedhjen e një benzi dhe 100 milion lekëve të vjetra një vit më parë, ngjarje e ndodhur në fshatin e tyre, në Levan të Fierit.

Prokurori i çështjes, ka kërkuar që dy të arrestuarit, Renaldo Latifi 22 vjeç dhe Xhuljan Muça, 24 vjeç të mbeten në masën e arrestit “burg pa afat të caktuar”.


Pas shqyrtimit të provave të siguruara gjatë hetimit një vjeçar që implikojnë dy të rinjtë në vjedhjen 100 milionëshe, gjyqtarja e çështjes, Matilda Shalla ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë të caktuar me datë 11.04.2018 “Arrest me burg” pa afat per vepren penale “ Vjedhje e kryer ne bashkëpunim”.

Kanë qenë pamjet e një kamere sigurie që kanë çuar në identifikimin e një prej dy të rinjve të arrestuar si autorë të dyshuar të vjedhjes së një autoveturës tip Benz dhe 10 milionë lekëve të reja një banori nga Levani i Fierit. 

Një prej të arrestuarve të djeshëm, Renaldo Latifi 22 vjeç nga Levani i Fierit, është kapur nga kamera e sigurisë së një objekti, teksa ecte pranë vendit të ngjarjes, me një çelës të ngjashëm me atë të Benz-it të vjedhur.

Modifikuar më Saturday, 14 Prill 2018 16:42
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...