Këto janë fjalëkalimet më të përdorura në botë – Ju duken të njohura?

Diel, 30 September 2018 17:46

Një nga problemet më të lodhshme të epokës moderne është të mbash mënd të gjitha fjalëkalimet e rrjeteve tona sociale. Ndonjëherë kur duam të hyjmë në internet dhe përdorim “passwordin” tonë ,rezulton se është i pasaktë. Menjëherë provojmë një fjalëkalim tjetër pastaj një tjetër derisa e gjejmë fjalëkalimin e duhur ose….bllokohemi. Kjo gjë krijon rrezik sigurie: nëse një haker mund të gjejë një nga këto fjalëkalime, atëherë ata kanë akses në gjithçka.

Çdo vit SplashData krijon një listë të fjalëkalimeve më të përdorura që janë vjedhur dhe bërë publike. Ata thanë se shumica e këtyre fjalëkalimeve u përdorën në Amerikën e Veriut dhe në Europën Perëndimore. Më të njohurat, ishin “123456” dhe “password” (fjalëkalimi), të cilat mbeten të pandryshuara nga tabelat e vitit të kaluar. Regjistrimet e reja përfshijnë “letmein”(më lejoni të hyj) “whatever” (nejse) dhe çuditërisht, “starwars”(lufta e yjeve).

Rreziku i përdorimit të fjalëkalimeve të dobëta si këto nuk duhet të merret lehtë. Forumi Ekonomik Botëror liston sulme kibernetike si kërcënimin e tretë më të madh të kohës sonë. Ndërsa shumë prej nesh besojnë se nuk kemi asgjë për t’i ofruar hakerave, një shkelje e privatësisë mund të ketë pasoja serioze. Informacioni personal mund të vidhet dhe përdoret për vjedhjet e identitetit, ose hakerat mund të përdorin shënime mjekësore ose fotografi personale si shantazh.

password.jpg

Në sa nga llogaritë tuaja në internet përdorni të njëjtin fjalëkalim?

Për sa kohë që jemi të vetëdijshëm për rreziqet që lidhen me sigurinë tonë personale, ne mund të fillojmë të mbrohemi nga sulmet e ardhshme. Krijimi i fjalëkalimeve të sigurta është hapi i parë për krijimin e një kulture tjetër dhe parandalimin e sulmeve të ardhshme.

Një fjalëkalim i mirë duhet të jetë i gjatë, të ketë shkronja të vogla dhe të mëdha dhe të përfshijë shkronja dhe numra të veçantë. Nuk duhet të ketë asgjë brenda kodit që përfshin detaje të jetës suaj, të tilla si “nofkat” ose ditëlindjet dhe përpiquni të përdorni fraza në vend të fjalëve. Krahas vetë fjalëkalimit, ka edhe shtesa të tjera që do ju ndihmojnë të mbani informacionin tuaj në mënyrë të sigurt.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Modifikuar më Diel, 30 September 2018 17:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...