Mohoi përdhunimin e fqinjës së mitur, të cilën e la shtatzënë, analiza e ADN-së e gozhdon

Diel, 15 Prill 2018 12:48

Tashmë 55-vjeçarin Ligor Biba nuk e shpëton dot asgjë nga burgu. Një vit më parë, në mars të 2017-ës ai u akuzua për përdhunimin e fqinjës së tij 15-vjeçare. Ngjarja u mbajt e fshehtë dhe vetëm kur e mitura do lindte fëmijën u zbulua skandali, të cilin “BalkanWeb” e ka ndjekur hap pas hapi.

Por me gjithë dëshmitë e vajzës dhe familjarëve të saj që e kishin Ligorin mik shtëpie, ky i fundit mohoi kategorikisht akuzat, madje dhe të afërmit e tij deklaruan se kjo gjë ishte një shpifje. Por tashmë nuk ka asnjë dyshim. Gazetarja Iris Rezhda raportoi për “BalkanWeb” se analiza e ADN-së ka treguar që babai i fëmijës është pikërisht 55-vjeçari nga fshati Velçan i Pogradecit.

Mostra gjaku të foshnjës dhe të babait janë krahasuar dhe ka rezultuar se ai është babai i fëmijës së 16-vjeçares, e cila kur ndodhi abuzimi ishte nxënëse në klasë të nëntë.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në muajin mars 2017, ndërsa vajza ndodhej e vetme në shtëpi. Ajo ka thënë para policëve se ka pasur frikë të tregojë, por kur ishte shtatzënë presioni ndaj saj ishte shtuar. “Isha vetëm në shtëpi atë ditë. Personi është bashkëfshatari im, më ka ngacmuar edhe herë të tjera në fshat, por nuk i kisha dhënë rëndësi. Atë ditë më ndoqi nga pas dhe hyri me forcë në shtëpinë time, Nuk e ndalova dot”,- mësohet të ketë thënë ajo në polici në tetor të vitit të kaluar.

“Ngjarjen e mbajta të fshehtë për 8 muaj nga frika. Fillimisht ju tregova prindërve”,- thotë ajo, duke shtuar se ishin pikërisht ata që bënë denoncimin në polici. Për tronditjen e thellë kanë reaguar edhe prindërit e XH.B. sipas të cilëve jeta e vajzës së tyre është shkatërruar. Ata gjithashtu bënë thirrje për dënim maksimal për 55-vjeçarin. Balkanweb

Modifikuar më Diel, 15 Prill 2018 13:04
Login to post comments

Lajmet e fundit

Berisha: Hapja e negociatave do e motivojë edhe më shumë protestën

Politikë

Berisha: Hapja e negociatave do e motivojë edhe më shumë protestën

  Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi në konferencën e përjavshme mundësinë e hapjes së negociatave me BE-në dhe ndikimin që do ketë një vendim i tillë te protesta. Berisha tha se...

Merr fund gjyqi historik në Paris: Terroristi Salah Abdeslam merr dënimin e përjetshëm

Globi

Merr fund gjyqi historik në Paris: Terroristi Salah Abdeslam merr dënimin e përjetshëm

  Sulmuesi i vetëm i mbijetuar nga grupi që kreu sulmet e nëntorit 2015 në Paris është shpallur fajtor për akuza për terrorizëm dhe vrasje. Salah Abdeslam mori një dënim të rrallë...

Stina e verës dhe rreziku nga zjarret/ Mos bëni kompromise me pronën tuaj. SIGUROHENI NË SIGAL

Aktualitet

Stina e verës dhe rreziku nga zjarret/ Mos bëni kompromise me pronën tuaj. SIGUROHENI NË SIGAL

  Na pret përpara një verë e gjatë dhe tejet e nxehtë. Ky është parashikimi që bëjnë meteorologët dhe që në maj u përballëm me temperatura jo normale për muajinn.Ndërkohë nuk...