Raporti i policisë greke: Kanabisi nga Shqipëria, përdoret për të blerë heroinë në Turqi

Diel, 15 Prill 2018 18:46

E përditshma greke, “Kathimerini” ka publikuar sot gjetjet e një raporti i cili nxjerr të dhëna se bandat shqiptare në Greqi përfitojnë më shumë se 100 milionë euro në vit nga krimi, me trafikimin e drogës dhe të emigrantëve që janë dy aktivitetet kryesore të paligjshme të regjistruara në vend.

Në raportin vejtor të policisë helene, për vitin 2017 thuhet se problem mbetet fakti se si krimi arrin të menaxhohet edhe nga brenda qelive nga persona tqë dënuar.

“Ne vërtetuam pjesëmarrjen në veprimtaritë kriminale të njerëzve që janë të burgosur”, vuri në dukje raporti.

Raporti identifikoi trafikantët kryesisht si shtetas sirianë, grekë, pakistanezë, shqiptarë, bullgarë dhe turq.

Lidhur me trafikimin e drogës, Greqia përshkruhet si vend tranzit për heroinën e prodhuar në Azi dhe shitet në Evropë përmes “Boshtit Ballkano-Jugor”.

“Është konfirmuar përsëri në 2017-ën se kanabisi nga Shqipëria përdoret për të blerë heroinë nga Turqia. Libia, pas fillimit të krizës politike që po përballet, është bërë një qendër për trafikimin e hashashit në Bashkimin Europian përmes Mesdheut”, citohet në raport.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Berisha: Hapja e negociatave do e motivojë edhe më shumë protestën

Politikë

Berisha: Hapja e negociatave do e motivojë edhe më shumë protestën

  Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi në konferencën e përjavshme mundësinë e hapjes së negociatave me BE-në dhe ndikimin që do ketë një vendim i tillë te protesta. Berisha tha se...

Merr fund gjyqi historik në Paris: Terroristi Salah Abdeslam merr dënimin e përjetshëm

Globi

Merr fund gjyqi historik në Paris: Terroristi Salah Abdeslam merr dënimin e përjetshëm

  Sulmuesi i vetëm i mbijetuar nga grupi që kreu sulmet e nëntorit 2015 në Paris është shpallur fajtor për akuza për terrorizëm dhe vrasje. Salah Abdeslam mori një dënim të rrallë...

Stina e verës dhe rreziku nga zjarret/ Mos bëni kompromise me pronën tuaj. SIGUROHENI NË SIGAL

Aktualitet

Stina e verës dhe rreziku nga zjarret/ Mos bëni kompromise me pronën tuaj. SIGUROHENI NË SIGAL

  Na pret përpara një verë e gjatë dhe tejet e nxehtë. Ky është parashikimi që bëjnë meteorologët dhe që në maj u përballëm me temperatura jo normale për muajinn.Ndërkohë nuk...