Zgjedhjet në PD, Basha: Të përgatitemi për “luftën” ndaj qeverisë

Tuesday, 27 November 2018 19:23

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka votuar sot pasdite për zgjedhjet e brendshme në PD tek zyrat e partisë të degës nr 8. tek Gjimnazi Partizani.

Pas votimit, Basha tha për mediat se ishte i kënaqur me numrin e votuesve demokratë anë e mbanë vendit dhe tha se opozita do të jetë gati për të luftuar kundër krimit në politikë.

Kreu i PD u shpreh se partia e tij do të ofrojë një model të ri qeverisjeje, atë të vlerave dhe konnkurrencës së lirë.

“Siç e shikoni, shiu nuk i ka ndaluar qindra demokratë të degës nr 8 në zemër të kryeqytetit të marrin pjesë në përfundimin e procesit zgjedhor në zgjedhjet për kryetarin e kësaj dege. Si anëtar i kësaj dege kam patur privilegjin të hedh votën e parë në këtë proces. Në të gjithë Shqipërinë për herë të parë me parimin një anëtar një votë janë zgjedhur mbi 845 kryetarë grup-seksionesh dhe po zgjidhen me të njëjtin parim nga anëtarësia e degëve edhe kryetarët e degëve të PD. Kjo do ti hapë rrugë Kuvendit Kombëtar të PD, zgjedhjes së Këshillit Kombëtar, dhe krijimit të shtabeve elektorale dhe politike të Partisë Demokratike dhe të mbarë opozitës për betejën e madhe që na pret, betejë të cilën e kemi nisur duke ofruar një model të hapjes, të konfirmimit të vlerave, të luftës pa kompromis kundër infiltrimit të krimit në politikë dhe ofrimit të një modeli të ri, të një modeli të vlerave, të një modeli të energjive patriotike, të një modeli të konkurrencës së lirë, që nesër do tua ofrojmë shqiptarëve dhe Shqipërisë për ti çliruar nga zgjedhja e krimit dhe korrupsionit. Ju uroj suksese kandidatëve dhe dua të shpreh vlerësimin për pjesëmarrjen maksimale në këtë proces votimi anembanë vendit.” tha Basha.

Modifikuar më Tuesday, 27 November 2018 20:10
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...