“Shpërthen” tregu i aplikacioneve, brenda 3 viteve do jenë industria e tretë më e fuqishme

E mërkurë, 28 November 2018 19:42

Thuajse secili prej nesh ka mesatarisht 80 aplikacione në telefonin e tij edhe pse mund të përdorë vetëm gjysmën e tyre. Nëse në vitin 2008, aplikacionet ishin një treg thuajse inekzistent, shifrat tregojnë se trendi i përdorimit dhe prodhimit të tyre është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme.

Sipas aplikacionit Annie, një software që merret me analiza, në vitin 2016, kjo industri kapi vlerën 1,3 trilionë dollarë. Ndërkohë, që Annie vlerëson se deri në vitin 2021, shifrat mund të arrijnë në 6,3 trilionë dollarë, duke u shndërruar kështu në industrinë e tretë më të madhe në botë.

Dy “dyqanet” më të mëdhenj janë Apple iOS dhe Google Play Android, por shifrat më të larta të shitjeve i kap Apple store, i cili në vitin 2017 ofronte 2,8 milionë aplikacione dhe gjeneronte të ardhura në vlerën 21 miliardë. Nga vendet që përfitojnë më shumë deri më sot, Amerika dhe Kina kryesojnë listat. Por, pritet që shumë shpejt Kina do jetë vendi që shkarkon më shumë aplikacione, nisur nga popullsia 1,3 miliardë dhe nga tendenca për të transferuar para nëpërmjet aplikacioneve më shumë sesa nëpërmjet bankave.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...