Rritet numri i të prekurve me fruth në vend, më të rrezikuarit fëmijët nën dy vjeç

E mërkurë, 20 February 2019 20:52

Numri i fëmijëve të prekur nga fruthi po rritet me shpejtësi. Ndërkohë, numri i prekurve nga fruthi në të gjithë vendin, vetëm në dy muajt e parë të këtij viti, ka mbërritur në 91.

Në një kohë që Shqipëria duhej të kishte raste sporadike, apo asnjë person me fruth, për shkak se është një vend që ka në kalendarin e vaksinave të detyrueshme, edhe vaksinën antifruth, duket se kjo bie ndesh me rastet që diagnostikohen çdo ditë.

Qytetet me numrin më të lartë janë Tirana, me 55 raste pozitive, duke u pasuar nga Lezha, me 10 raste, e më pas Durrësi me 7 raste. Numri i fëmijëve të prekur nga virusi i fruthit po rritet për shkak se është rritur edhe numri i prindërve që refuzojnë t’u bëjnë vaksinën “MMR” fëmijëve në moshën 1 vjeç, apo dozën e dytë në moshën 5 vjeç.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, grupmosha më e prekur është nën 2 vjeç. Për këtë, ISHP-ja vijon t’u bëje apel qytetarëve të bëjnë kujdes dhe të vaksinojnë fëmijët. Prindërit, të cilët refuzojnë vaksinën, janë ata që lexojnë informacione të ndryshme të shpërndara në internet nga grupet antivaksinë, duke e lidhur vaksinën me autizmin.

Ata firmosin pranë konsultorëve me ndërgjegje të plotë se nuk duan t’ua bëjnë vaksinën fëmijës. Por, ekspertë të Shëndetësisë në botë hedhin poshtë çdo argument që e lidhin vaksinën e “MMR” me autizmin. Kjo periudhë e vitit sjell rritje të numrit të rasteve të infeksioneve respiratore dhe gripit, e vaksinimi bëhet edhe më i rëndësishëm për të parandaluar përhapjen e fruthit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...