Avokati i Popullit “kyç” derën, nuk pranon provat për shkeljet ligjore të kuksianëve të arrestuar

Hënë, 16 Prill 2018 17:40

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, nuk pranon provat e siguruara nga avokati Altin Goxhaj, lidhur me arrestimin e kuksianeve, pas protestës së zhvilluar në Kalimash më 31 mars.

Asnjë prej përfaqësuesve të Institucionit nuk ka preferuar që të komunikojë me avokatin Goxhaj, i cili ka siguruar provat sesi kuksianet që sot ndodhen në burg, pas masës së sigurisë të vendosur nga gjykata, u arrestuan nga policia në orët e natës, dhe jo sikundër është deklaruar gjatë orëve të paradites.

Avokati Goxhaj ka shkuar në Institucionin e Avokatit të Popullit për të depozituar provat që zotëron, por asnjë person nuk e ka pritur.

Ky është një rast i papreçedentë që duket se është vendosur në institucionin e Avokatit të Popullit, i cili duhej të ishte i pari institucion që duhej të kishte reaguar, hetonte dhe verifikonte veprimet e policisë, prokurorisë dhe çdo institucioni tjetër në raport me shkeljet e të drejtave të njeriut, veçanërisht në arrestimet e kryera pas mesnate të qytetarëve kuksiane.

Goxhaj ka denoncuar përmes një videoje faktin që Avokati i Popullit nuk i ka vënë në dispozicion asnjë prej punonjësve të Institucionit.

Avokati Goxhaj tha se kërkonte që të jepte dhe merre prova lidhur me atë çka ka ndodhur në rastin e kuksianeve.

“Jam brenda orarit zyrtar, kërkoj një person zyrtar të Avokatit të Popullit për të komunikuar. Janë njëlloj si komisariat, një bandë, një oligarki, ky është Avokati i Popullit që nuk preferon të nxjerrë edhe një person për të komunikuar këtu te dera, për të folur për çështjen e kuksianeve të arrestuar”, tha Goxhaj përmes një videoje të publikuar në rrjet.

“Respekt Igli Totozanit që kur vinim te Avokati i Popullit kishte dy-tre njerëz që na prisnin, që sa herë arrestohej njeri shkonin në komisariate, mblidhnin provan dhe hetonin rastet. Ndërsa sot në orar zyrtar nuk na pret njeri, të vjedhin kohën. Sot thonë nuk ka njeri, nuk të pret njeri”, thotë Goxhaj përmes videos së postuar.

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...