“Kriminelëve nuk u nxihet jeta siç thotë ministri, por kapen!”

Hënë, 16 Prill 2018 18:47

Kryeredaktori i të përditshmes MAPO, Arion Sulo, i ftuar në studion e Fax News për të folur mbi çeljen e pritshme të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE ka thënë se ky vendim është i pritshëm dhe më tepër se përmbushje e standardeve, siç u shpreh është dëshirë e mirë e  Bashkimit Evropian.

“Nuk është se rekomandimi pozitiv do të thotë se qeveria i ka bërë pozitivisht detyrat, i ka përmbushur pozitivisht detyrat e shtëpisë të lëna nga Bashkimi Evropian, apo Reformat.

Gjithsesi ky vendim shumë pozitiv ka të bëjë me fokusin e Bashkimit Evropian e të Brukselit në proceset integruese të Ballkanit Perëndimor. Është dashamirësia e tyre dhe jo  ndonjë arritje e madhe e qeverive tona.

Europianët kanë probleme me Brexit, kanë probleme me Trump dhe kanë probleme së fundmi me Rusinë.

Çështjes së Shqipërisë në BE ata duan t’i japin zgjidhje politike. Po skrupoloziteti i tyre nuk i lejon që të lejojnë një hyrje në bllok dhe duke u bazuar vetëm tek Reforma në Drejtësi që është vetëm një vepër e tyre dhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ata japin këtë mesazh pozitiv, por sigurisht edhe me kushtet e tjera.

E theksojnë vetë në dokumentin e tyre, pra në raportin që është bërë publik, e jo vetëm për Shqipërinë por për të gjashta vendet, se çdo raport i KE për vendet e Ballkanit nuk do të ndryshojë zhvillimet e këtyre vendeve për demokracinë, korrupsionin dhe të drejtat e njeriut, pra për gjendjen ku jetojnë.

Sigurisht që kjo çelje negociatash duhet të kishte ardhur disa vite më parë.

Të jemi të sinqertë, ne nuk mund t’ua hedhim evropianëve për standarded. Ne sot kemi ministrin e Brendshëm që thotë që do t’u nximë jetën bandave. Bandave nuk u nxihet jeta, por arrestohen.

Prandaj çelja e negociatave varet vetëm nga ecuria e Reformës në Drejtësi që nuk është vepër shqiptare por është meritë e tyre.” – tha Arion Sulo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...