Çmimi i naftës arrin nivelin më të lartë prej nëntorit

Tuesday, 23 Prill 2019 18:39

Çmimi i naftës ka shkuar në nivelin më të lartë që nga nëntori i vitit të kaluar pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan se do t’i sanksionojnë të gjitha shtetet që blejnë karburante nga Irani. Ky vendim po paraqet presion për importuesit, të cilët do të jenë të detyruar të heqin dorë nga tregtia me vendin islamik.

Një fuçi nafte u shit për 74.70 dollarë, shifër që paraqet nivelin më të lartë që nga 1 nëntori. Pavarësisht vendimit të Uashingtonit, prodhimi i madh nga Arabia Saudite dhe importimi i mundshëm i naftës së papërpunuar iraniane nga Kina mund ta baraspeshojë tregun.

“Shumica presin që Kina të vazhdojë ta blejë naftën e Iranit dhe madje mund ta rrisë sasinë e blerjeve”, tha Bjarne Schieldrop, ekspert për strategji në SEB.

Shtetet e Bashkuara njoftuan të hënën se blerësit e naftës iraniane duhet t’i ndalojnë blerjet nga ky shtet deri më 1 maj nëse dëshirojnë t’iu shmangen sanksioneve amerikane. Ky shtet kishte kërcënuar edhe më parë me sanksione, por ua kishte ofruar shteteve një afat shtesë prej gjashtë muajsh për ta vazhduar tregtinë me Iranin.

Arabia Saudite është shteti që eksporton më së shumti naftë në botë dhe de fakto edhe udhëheqëse e OPEC-ut, e cila ka marrë vazhdimisht vendime për zvogëlim të prodhimit të naftës me qëllim që të rritet çmimi i naftës së papërpunuar, shkruan “Reuters”, transmeton./express

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...